E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci: Berisha kerkon vjedhje me votim elektronik

Ashtu sic kane premtuar, deputetet e Partise Socialiste, e bojkotuan seancen e djeshme plenare ne perfundim te kohes se caktuar per diskutimet jashte rendit te dites. Te gjithe deputetet e opozites me radhe, kerkuan dje transparence te zgjedhjeve te 28 qershorit, si e vetmja mundesi per te zgjidhur krizen politike, ekonomike dhe sociale ne vend. Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci, i beri edhe njehere thirrje kryeministrit qe te marre ne konsiderate ftesen e opozites per transparence. "Nuk ka zgjidhje te krizes politike, pa transparence te zgjedhjeve. Mos harroni zoti kryeminister, se jeni autor i vjedhjes se zgjedhjeve me mjete primitive ne vitin 2006, me lista dhe kartat elektronike i vodhet ne vitin 2009 dhe tani do t'i vjedhesh me votim elektronik. Shqiptaret duan te zgjidhin krizen politike. Ne vend qe te shikosh krizen politike dhe kerkesat e opozites per transparence perseri hedh shashkat e radhes", beri thirrje Ruci. Po keshtu edhe socialisti, Blendi Klosi tha se politika e qeverise eshte si te bllokoje opoziten, ndaj socialistet do te dalin ne protesta. Sipas Klosit, ka ardhur koha qe kjo qeveri e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha duhet te iki. "Ka ardhur koha qe te mendoni te ikni. Fundi juaj zoti kryeminister jane kutite e votimit. Lejoni transparencen. Socialistet e kane zgjedhur rrugen e tyre, do te protestojme me shqiptaret per transparence qe t'ju largojme nga karrigia. Se socialistet nuk do te terhiqen nga kauza per transparence te plote te zgjedhjeve e beri te ditur edhe deputeti Fatmir Toci. "Ne jemi te bindur per parregullsite ne kutite e votimit dhe do t'i shkojme deri ne fund kauzes tone per transparence te plote te zgjedhjeve", tha Toci. Ai shtoi se banoret e zones se tij elektorale do t'i bashkohen protestave per shkak te vjedhjes se tokes, rrembimit te saj dhe pushimet nga puna per te vendosur militante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›