E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Administrata dhe deputetet e PS, i kane marre pagat

Ministria e Financave sqaroi dje se deputetet socialiste, i kane marre pagat e tyre ashtu si koleget e tjere, pas marrjes pjese ne seanca plenare. Zedhenesi i kesaj ministrie, Elvi Fundo, duke hedhur poshte akuzat se socialistet ende nuk paguhen, tha dje ne emer te institucionit, se keto thenie jane teresisht te paverteta. "Lidhur me deklaratat e dhena se administrata shteterore dhe deputetet e Partise Socialiste, nuk i kane marre pagat e tyre, sqarojme se keto thenie jane plotesisht te paverteta. Te gjithe punonjesve te administrates shteterore dhe deputeteve te Partise Socialiste, i jane shperndare pagat per te gjithe periudhen e deritanishme", sqaroi Fundo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›