E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto- Zannier, Raporti mundësi për të nxitur dialogun

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur prioritetet e lëna nga ky raport, duke u ndalur tek domosdoshmëria e përfundimit në kohë të reformës elektorale.
 

Sipas Haxhinastos qëndrimi i Qeverisë është që reforma të kryhet në përputhje me rekomandimet e raporteve të ODIHR-it, të viteve 2009 dhe 2011 duke nënvizuar se ky proces kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike.
Nga ana e tij, Zannier u shpreh se raporti i progresit duhet konsideruar si një mundësi e për të nxitur dialogun politik rreth çështjeve që parashtrohen aty dhe ripërsëriti gatishmërinë e OSBE-së për të mbështetur procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›