Kuvendi, debate për refuzimin e statusit

Ashtu siç pritej një ditë pas raportit të BE-sw ku u refuzua për të dytën herë statusi kandidat i Shqipërisë, mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër në Parlament për këtë shans të humbur. Kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën si bllokuese e proceseve integruese të vendit. Megjithëse u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën brenda kontureve kushtetuese, Berisha tha se lideri socialist nuk e do integrimin e vendit dhe se e ka faktuar me vepra këtë.
Refuzimi i statusit për vendit tonë kërkon reflektim nga ana e qeverisë. Sipas kreut të grupit socialist Gramoz Ruci dështimi i radhës i vendit tonë në raport me sfidat integruese duhet të shoqërohet me dorëheqjen e kryemisnitrit Berisha. Gjithashtu Ruci kërkoi mocion për debat për progres raportin e Komisionit Europian pasi sipas tij duhet të nxirren të gjitha përgjegjësitë për dështimin.
Në rendin e ditës të punimeve të seancës plenare ishin përfshirë edhe 6 ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar. Megjithëse nuk u votuan sërish në parlament kryeparlamentarja Topalli tha se këto ligje do të mbeten pjesë e seancave plenare deri në momentnin që opozita të vendosë ti votojë.