Ruci Berishes Jane 32 vrasje rendojne mbi ty

Mazhoranca dhe opozita u perplasen serish dje ne Parlament duke vijuar akuzat e ndersjella pozite-opozite. Ka qene kryeministri Berisha ai i cili tensionoi situaten duke akuzuar deputetet e majte si organizatore te trazirave te 21 janarit. Ashtu si ne seancat e fundit kreu i qeverise denoncoi dokumentet qe sipas tij vertetojne qe njerez te se majtes kane nxitur vrasjet ne bulevard. Po hetimi do te behet. Hetimi do te behet. Shoqja e bulevardit do qe ta pengoje ju doni ta pengoni por skeni per ta penguar. Ju pengoni hetimin e organizatoreve sepse pas viktimave fshihen organizatoret qe fshiheshin ne lokalin e Fidelit dhe jepnin urdhra per hapjen e dyerve te kryeministrise. Qendrojne ata qe nga kulla ku ishin mbyllur shperndanin shishet molotov. Prandaj ju keni tmerr nga hetimi i organizatoreve. Por do te hetohet do kete nje hetim te plote - eshte shprehur Berisha. Kryeministri akuzoi serish kryeprokuroren se po pengon hetimet per ngjarjet e nje muaji me pare duke fjetur mbi dosjet e krimit.
Ne vijim te akuzave te kreut te qeverise dhe te mazhorances ndaj organit te akuzes dhe titullares se ketij institucioni shefi i mazhorances u shpreh se prokurorja po pengon hetimin e plote duke i sherbyer interesave te opozites. Po hetimi do te behet. Ta dini mire ju. Se shoqja e bulevardit po ben gjithcka per ta penguar. Po te jeni te sigurite se nuk do ta beni. Ju doni te pengoni hetimet sepse jeni organizatoret e vrasjeve por do te kete hetim te plote. Por i menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit Socialist Gramoz Ruci i cili i kerkoi kreut te qeverise doreheqjen.
Duke e cilesuar kryeministrin si Gedafin e Shqiperise Sekretari i Pergjithshem Socialist duke u nisur edhe nga akuzat personale te Berishes ndaj te kaluares se tij para viteve 91 akuzoi kryeministrin si fajtorin e vetem per kater vrasjet. Une pata burrerine te jap doreheqjen dhe iu nenshtrova hetimit. Beje dhe ti. Dorehiqu. Sali Gedafi apo Ben Aliu. Jane 32 vrasje qe rendojne mbi ty. Jep doreheqjen dhe vihu perpara drejtesise - tha Ruci. Por gjate akuzave ndaj kreut te qeverise ka nderhyre kryeparlamentrja Jozefina Topalli e cila i ka nderprere fjalen drejtuesit te grupit parlamentar Socialist qe po krahasonte kreun e qeverise me diktatoret ne lindjen e mesme. Shqiperia seshte Tunizi po ka nje Ben Ali.
Duke iu drejtuar kryeparlamentares Topalli pas nderprerjeve te shpeshta te fjales deputeti Gramoz Ruci denoncoi dhunimin qe sipas tij kryeparlamentarja i ben Rregullores se Kuvendit duke dhunuar edhe te drejten e opozites per te folur. Po vazhdon ta besh te arte planin dhe rendin e dites qe ka seanca pas asaj ngjarje makabre qe ndodhi ne Shqiperi po beni dhe dicka tjeter dicka tjeter te papranueshme dhe shume te lexueshme. Ne rast se do ti hedhesh nje sy asaj letre qe na ke dhene mbi tavoline se Shqiperia vertet se nuk eshte Egjipt por po verteton se ka nje Mubarak....
Berisha ngaterron gotat pas dushit
Ne seancen e djeshme kreu i qeverise ka qene teper i nervozuar. Gjesteve te shumta i eshte shtuar edhe ngaterrimi i gotes me uje. do minister ne tavoline e tij ka nje gote me uje por kryeministrit Berisha ka preferuar qe te marre goten e zevendeskryeministrit njeheresh edhe minister i Jashtem Edmond Haxhinastos. Nje veprim te tille kreu i qeverise e perseriti ndoshta duke perfituar edhe nga mungesa e pranise ne ato momente e ministrit te Jashtem. Nje tjeter detaj per kreun e qeverise lidhet edhe me kravaten e tij. Gjate prezences ne pjesen e pare te diskutimit kryeministri kishte nje kravate ngjyre blu nderkohe pak ore me vone kur rikthehet ne seance plenare pasi ka bere nje dush ne shtepi paraqitet me kravate ngjyre te kuqe. Aq i kujdesshem per imazhin ka qene kreu i qeverise sa eshte kujdesur edhe per floket te cilat pesuan nje ndryshim rrenjesor pas krehjes.
Berisha ul Bregun
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u detyrua qe te nderprese fjalimin e saj per shkak te minutazhit. Por ministrja i kerkoi Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli qe te merrte nje minutazh shtese deri sa te perfundonte. Kryetarja e cila sapo kishte bere te njejten gje edhe me deputetin Blendi Klosi u tregua e vendosur per te mos e favorizuar ministren. Duke pare vendosmerine e dy politikaneve te forces se tij qe dallohen per kembengulje nderhyri vete kreu i qeverise i cili i kerkoi Ministres Bregu qe te ulet dhe te lironte rrallen per deputetin e opozites. Nuk mund te ndodhte ndryshe dhe Ministrja ka zbatuar urdhrin e shefit duke hequr dore nga fjala. Reagimi i forte i kryeministrit erdhi ne te njejten dite ku mazhoranca miratoi ndryshimet ne rregullore per te forcimin e ndeshkimeve ndaj deputeteve qe uzurpojne foltoren.
Xhaferri dhe Ismail Qemali
Ne listen e deputeteve te djathte qe foli ne seance plenare ishte edhe Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri. Ministri akuzoi te majten si pergjegjesen kryesore per trazirat e 21 janarit dhe per sulme ndaj deputeteve te majte per lidhje me krimin. Por ne keto momente koleget e tij te opozites i kane kujtuar ministrit te Kultures nje nga gafat e tij qe ka te beje pikerisht me kthimin e eshtrave te kryeministrit te pare shqiptar dhe nje prej kontribuuesve te shpalljes se pavaresise Ismail Qemali. Kjo batute e deputetit Erjon Brace nuk i pelqeu deputetit demokrat i cili ndonese kishte mbaruar minutazhin e tij vijoi akuzat ndaj opozites qe nga karrigia e tij. Vetem pak dite pas marrjes se detyres si Minister i Kultures Xhaferri deklaroi ne nje emision televiziv se nje nga prioritetet e dikasterit qe do te drejtonte do te ishte rikthimi i eshtrave te Ismail Qemalit duke harruar qe ato prehen ne Vlore.
Sherri nderpret prape seancen
shte bere pothuajse nje ritual nderprerja e seancave plenare per shkak te konfliktit ndermjet deputeteve. E njejta histori u perserit edhe dje kur kryeparlamentarja kerkoi nderprerjen e seances plenare per pese minuta deri ne qetesimin e situates. Kryeministri Berisha denoncoi vrasjet qe Bilbil Klosi ka kryer ne kohen e regjimit komunist. Ne kete moment Blendi Klosi kerkoi te drejten e replikes cka parashikohet edhe nga Rregullorja e Kuvendit nese deputetit i permendet emri. Por kryetarja e Kuvendit nuk pranoi qe ti jepte deputetit socialist te drejten per 2 minuta per replike duke i kerkuar ministres Bregu qe te mbante ligjerimin e saj. Deputeti Klosi nuk e leshoi foltoren duke pritur bashke me Ministren e Integrimit ne kembe tek foltorja. Ne kete moment ka nderhyre kryetarja duke nderprere seancen.
Berisha sulmon serish bizneset
Kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetet e majte se nuk duan qe te heqin imunitetin per tu fshehur pas tij. Gjate fjales kreu i qeverise sulmoi serish biznesmenet te cilet ushtrojne veprimtarine e tyre ne fushen e ndertimit. Ju pengon sepse vetem Fidel Ylli ka 87 mije meter katrore ndertimi sepse Besnik Sula qe bleu truallin ne mes te Tiranes me 100 euro kundrejt 1650 euro cmimin ka 82 mije meter katrore ndertimi sepse Dashi bashke me Ilir Maten kane 42 mije meter katrore ndertimi sepse Sadri Abazi ka 73 mije meter katrore ndertimi sepse Arian Leska ka 61 mije Don Dollaku 145 mije Artan Gaci 90 mije SHPK Shega Ligori 32 mije pallatet Delijorgji 52 pallate me 15 milin meter ndertimi dhe i varfri kryetari juaj qe blen Shagalin 230 mije euro dhe bastunin e shtepise 12 mije euro dhe na mbahet me 3 mije euro. Keto nuk jane gje sepse eshte 20 perqindeshi dhe keshtu shkon 100 milione euro. Ju nuk votoni dot sot sepse na rezulton qe 2 kompani Ledi dhe Eftimi moren 70 te lejeve te ndertimit - tha Berisha ne seance.
Homazh per viktimat e regjimit
Ne perkujtim te 60-vjetorit te pushkatimit pa gjyq te 22 intelektualeve nga e gjithe Shqiperia me 26 shkurt 1951 seances se djeshme i parapriu nje seance homazh kushtuar Dites se Kujteses per krimet dhe pasojat e komunizmit. Ne nderim te kesaj dite Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ekzekutimet e 26 shkurtit 1951 ishin nje krim i frikshem nje kapitull i dhimbshem pa mase nga tragjedia e pashembullt e dhunes e terrorit te komunizmit gjysmeshekullor. Familjaret e intelektualeve te pushkatuar 60 vite me pare nga klika komuniste si Amik Kasoruho apo dhe aktori i mirenjohur Mirush Kabashi u shprehen se kjo dite kujtese e 60-vjetorit te terrorit te pushkatimit te 22 intelektualeve keto histori tragjike sherbejne si argumente te patjetersueshme se ceshte ne gjendje te beje dhuna. Ne nderim te sakrifices se 22 intelektualeve te pushkatuar nga regjimi komunist Kryetarja e Kuvendit ftoi te gjithe te pranishmit per te mbajtur nje minute heshtje.
Balla Berisha mbron Argiten e Shkelzenin
Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha si mbrojtes se korrupsionit. Duke e akuzuar si vrases te demonstruesve ne 21 janar deputeti i Librazhdit deklaroi se ne afera korrupsioni jane perfshire edhe dy femijet e kreut te qeverise si dhe ministra te kabinetit. Zbardhja e se vertetes se 21 janarit do te nxjerre ne drite edhe mercenaret e nje kompanie private qe mbushen katin e dyte te Kryeministrise per te qetesuar paranojen tende Sali. Vetem ti Sali nuk mund te flasesh per heqje imuniteti sepse korrupsionin kusarine dhe hajduterine e ke ne zemer te qeverise dhe te familjes tende politike dhe biologjike Genci Majlinda Luli Albana Ridvani Shkelzeni dhe Argita. Ti Sali je kapteri i fundit i varkes familjare te diktatorit Enver Hoxha Historia e vjeter dhe e re e diktatoreve eshte sot modeli dhe historia e fundit te Sali Berishes - theksoi Balla.
DEBATE
Tabela e debateve
Fatmir Xhafaj Kjo eshte nje tjeter seance turpi. Kjo eshte nje tjeter dite e zeze per Kuvendin e Shqiperise per parlamentarizmin. Ky eshte nje tjeter akt i diktatures se shumices te kartoneve qe kerkon te godase pikerisht parlamentarizmin dhe opozitarizmin ne Shqiperi. Ka nje pyetje elementare qe duhet te marre detyrimisht nje pergjigje. shte kushtetuese kjo nisme Per kedo qe njeh kushtetuten si ligj suprem dhe jo rregulloret qe shpik Saliu dhe salinjte e tij qesharak nuk ka asnje dyshim eshte nisme antikushtetuese. Ne baze te rregullores Kuvendi i kthen pergjigje se nuk eshte i nevojshem autorizimi sepse vete ministri-deputet ka hequr dore nga imuniteti dhe se vendimi i Saliut ka vleren e autorizimit kushtetues. Prokurori qe i di mire keto pengesa te pakapercyeshme kushtetuese do te insistoje serish ne kerkesen e tij.
Sali Berisha Fatmiri i Enverit paraqiti ketu apologjine e korrupsionit. Duhet ti them zotit deputet Fatmir Xhafa se sot per kete Parlament ky eshte nje nga vendimet e tij me te rendesishme ne 20 vitet e fundit. Ne rast se kjo do te ishte bere me kohe nuk do te kishe ndertuar pallatet qe i kane zene gjolin Pogradecit nuk do te kishe marre dot pishinat dhe ndaje parate me kryetarin tend.
Ruci kerkon fjalen.
Jozefina Topalli Ska replike.
Gramoz Ruci E di se qe nga dita e sotme sundimtari juaj ka vendosur te mos marre ansje
pergjigje per ato qe thote ne sallen e Parlamentit. Shqiperia vertet nuk eshte Egjipti por Shqiperia cdo dite e me shume po verteton se ka nje Mubarak.
Jozefina Topalli Keto nuk jane ceshje per procedure Jane ceshje qe kane te bejne me
rregulloren.
Gramoz Ruci Mos me nderpre se po te them se ku eshte fjala per procedure.
Jozefina Topalli Nese nuk flet per procedure te nderpres fjalen.
Gramoz Ruci Pra Shqiperia vertet nuk eshte Libi por ka nje sundimtar si Gadafi.
Jozefina TopalliTi nderpritet fjala zotit Ruci . Kjo nuk eshte ceshtje e procedures. Nuk keni
gje per rregulloren. Zoti Gumi ju lutem keni fjalen. Ashtu sic iu kam thene ne seancen e fundit ne Konferencen e Kryetareve 3 minuteshi eshte per procedure ua dhashe. Jepi dhe 1 minute qe i ka mbet. Nese nuk flet per procedure i nderpritet fjala.
Gramoz Ruci Pra Shqiperia nuk eshte Tunuzi por ka nje Ben Ali.
Jozefina TopalliAtehere nuk do me fol per procedure.
Gramoz Ruci Zonja kryetare meqe doni per procedure po te them ti ne menyre recitiviste po shkel rregulloren. sot kemi nje debat me kohe te normuar. sipas rregullores Sali Berisha nuk e ka emrin ne listen e diskutanteve. Kohen e Berishes duhet ta kishe mbajtur e nuk e mbajte. Lexo rregulloren.
Jozefina Topalli do anetar i Keshillit te MInsitrave ka te dreete dhe une kam
detyre tu jap fjalen sa here ta kerkoje.
Ermonela Felaj Zbato rregulloren.
Jozefina Topalli Mbylle gojen ti. Para parlamentit do te zbatohet vetem rregullorja. do
gje qe u jep rregullorja eshte e huaja. fare ua mohon rregullorja nuk ua jap as te
majteve as te djatheve.
Namik Dokle Vendos rregullorja jo ti.
Namik Dokle Kjo seance forcon edhe me tej mentalitetin qe mitra qe pjell mentalitetin antidemokratik ne Shqiperi ende nuk eshte shterpezuar. Kush i ka shpikur keto marifete sot shtate vjet pas miratimit me konsensus te rregullores. Neqoftese perdor dikush ketu pa asnje prove ligjore fjalet kriminel mafioz dihet se e ka dejguar me se pari nga Sali Berisha i cili nuk e ka per gje qe keta kriminele e hajdute ti mbaje ne qeveri.
Sali Berisha Qe kur doli Isufi Indriti dhe Oresti zoti Dokle ke filluar te flasesh. Je nje nga kapot e droges ne Shqiperi. fare e ke Orestin Isufin dhe Indritin Ku i keni keto standarde
Jozefina Topalli Te mbaj mend si kryetar parlamenti kur dhe doreheqjen duke thene se beje per te luftuar baronet dhe pas dy javesh u bere zv/kryeminister i qeverise se baroneve te droges. Ky eshte integriteti i Namik Dokles. Legjislaturen e kaluar nuk te kam degjuar te flasesh ndersa kohet e fundit po flet. shte se Indrit Dokle te detyron te flasesh nipi qe eshte denuar per droge te detyron te flasesh. Mafia e familjes te detyron te flasesh. Mos u nervozo mbaje veten. Folet per kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin te kthyem pergjigjen
Namik Dokle a thua ore mashtrues. Ku i ke Argiten Shkelzenin. Replike.
Jozefina Topalli Nuk ka replike. Te ktheva pergjigje per replike. Zoti Patozi keni fjalen