E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Kerkojme pafajesi te bazuar mbi prova


BERAT - Shtyhet seanca gjyqesore ne procesin kunder arkeologut Sami Starova dhe djalit te tij Mirelit te akuzuar per trafikim te veprave te artit. Ne seancen e sotme pritej qe nga ana e mbrojtjes te jepeshin konkluzionet perfundimtare por jo te gjithe avokatet ishin te pergatitur si rrjedhoje gjyqtari i ceshtjes caktoi nje date te ardhshme.

Do te kerkojme pafajesine - u shpreh avokati i te pandehurve Arenc Berati. - Flasim per nje pafajesi te bazuar mbi prova dhe te vertetuar nga tre eksperte te thirrur nga gjykata te cilet kane bere riekspertizen dhe kane vertetuar se objektet per te cilat akuzohen te pandehurit nuk kane asnje vlere.

Nderkohe perfaqesuesi i organit te akuzes Klodian Braho kerkoi ne seancen e fundit denimin me 6 vjet per arkeologun Sami Starova dhe 7 vjet per te birin i cili ka edhe nje akuze shtese ate te falsifikimit te dokumenteve. Kerkesa e prokurorise se Beratit per denimin e Staroves bazohet ne nje ekspertize te ekspertes Aferdita Onuzi e cila me pas eshte hedhur poshte nga tre eksperte te thirrur nga Gjykata e Beratit.

Tre ekspertet e Qendres se Studimeve Albanologjike Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve me 14 dhjetor 2010 bene betimin dhe moren objektin per ta analizuar. Pas 15 ditesh drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima i cili ishte anetar i grupit te eksperteve lexoi edhe ekspertizen. Lidhur me objektin e vajzes per te cilen tre vete u futen ne burg dhe nje u hetua ne gjendje te lire vleresimi ishte se kishim te benim me nje figurine te rendomte komerciale e pikturuar me ngjyra plastike sic ndodh rendom me figurinat qe shiten ne treg dhe qe kane nje vlere minimale.

Teknika e prodhimit te kesaj figurine sipas ekspertizes ishte metoda e derdhjes industriale prodhim ne seri nderkohe qe i dhane nje vlere prej 1000 - 1500 lekesh. Ai objekt nuk u cilesua as si veper arti dhe as si pjese e trashegimise kulturore kombetare apo boterore teksa u theksua se nuk kishte asnje vlere per trashegimine tone kombetare.
Nga vete i pandehuri Sami Starova iu kerkua eksperteve qe te kryhej ekspertiza edhe e dy objekteve te tjera te marra ne dyqanin e tij nje ikone me figure ne leter e ngjitur dhe nje objekti prej druri e huaj qe paraqiste figuren e nje zezaku me duar te prera dhe i demtuar. Edhe per keto dy objekte nga ana e eksperteve u dha e njejta pergjigje si per figurinen duke u shprehur se ato nuk ishin vepra arti sishin pjese e trashegimise kulturore kombetare apo boterore dhe vlera e tyre monetare ishte minimale.

Ato jane kopje te rendomta me destinacion tregtine e zakonshme ishte pergjigjja e fundit e eksperteve per objektet e analizuara. Ekspertiza iu dorezua me shkrim trupit gjykues si dhe prokurorit.

Megjithate ne dhenien e perfundimeve nga ana e organit te akuzes serish akuza per Staroven dhe te birin ishte ajo e trafikimit te veprave te artit pa marre parasysh qe asnje veper arti nuk eshte trafikuar prej te arrestuarve. Sami dhe Mirel Starova prej mbi dy vjetesh qendrojne ne izolim. Muajin e ardhshem pritet qe gjykata te jape vendimin e vet ndersa pergjate kesaj kohe gazeta Shekulli ka publikuar provat me te cilat prokuroria e Beratit mban padrejtesisht te mbyllur arkeologun dhe te birin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›