E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci, Berishës: Ju djeg ftesa e DASH për Ramën. 7 vjet qeverisje, asnjë ftesë

TIRANË- Pas deklaratës së bërë nga kryeministri i qeverisë dhe ftesës që opozita të mos e sjellë në parlament luftën brenda saj ka reaguar kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci.

Tre vetë nga qeveria për të njëjtën cështje po flasin duke mohuar njëri tjetrin. Del ministri i financave i thotë ik pirdhu se nuk merr vesh ti, dhe pas kësaj del kryeministri dhe thotë se beteja është midis jush. Betejën e keni brenda jush se tre veta po mohojnë njëri tjetrin. Ajo që ju ka djegur shumë juve, ftesa e liderit socialist nga DASH nuk mund të transferohet këtu, duke thënë se një anëtar i Asamblesë i ka bërë axhendën. Juve ju djeg dhe ju jap të drejtë se keni shtatë vjet në qeverisje dhe nuk keni asnjë ftesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ja ky jeni ju- tha Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›