E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca miraton privatizimin e Albpetrol, opozita kundër

Share

(E PERDITESUAR)- Pavarësisht debateve, akuzave dhe kundërakuzave mes deputetëve të dy kampeve në seancën parlamentare, kanë mjaftuar votat e mazhorancës për të miratuar privatizimin e Albetrol. Me 71 vota pro dhe 47 kundër kompania shtetërore Albetrol nuk do të jetë një pronë shtetërore. Gjatë shqyrtimit të kësaj cështje pati debate të ashpra.

Kryeministri Berisha i ka ftuar sot deputetët e opozitës të votojnë pro privatizimit të Albpetrolit duke theksuar se ky akt do të bëjë të mundur që kjo pasuri të administrohet në mënyrën sa më transparente dhe me eficencë. Sipas tij përmes privatizimit maksimizohet vlera potenciale e hidrokarbureve, sepse vlera reale është privatizuar me kohë.

Ndoqa disa nga diskutantët, u them vetëm kaq, kujdes zotëri se janë bërë kaq vite dhe nuk keni hequr dot etiketën parti e naftës, ajo nuk është e partive, por e qytetarëve, kombëtare, dhe jo pasuri partiake, nuk janë trena që përmbyseshin nga deputetet tuaj në këtë sallë që nuk shkojnë dot në vendlindjen e tyre vetëm për shkak të naftës, me atë që i djeg miza e kam, me Majkon nuk e kam unë këtë, smund të them për Majkon. Nuk them emra unë, por them se ka që në 2005 dhe prapë ju vjen era naftë ndaj dhe kundërshtoni privatizimin, tha Berisha.

Ai ka deklaruar se me këtë ligj nuk lejohet me që deputetët të përmbysin trenat e nuk guxojnë të shkojnë më në zonat e tyre, pikërisht për shkak të naftës.  Ju vjen era naftë prandaj kundërshtoni privatizimin. Keni të bëni me një proces që jep mundësi që potencialet e hidrokarbureve të shndërrohen në vlera dhe në projekte të mëdha infrastrukturore, të shndërrohen në potenciale ngrohëse, energjie etj, ka theksuar Berisha.

Ai ka theksuar më tej se privatizimet do të bëjnë të mundur edhe mbrojtjen e ekonomisë nga kriza. E gjithë Europa po kërkon sot privatizime për të mbrojtur ekonomitë nga kriza pasi menaxhimi privat është më kompetitiv se ai shtetëror. Prandaj votoni ligjin që nafta të kthehet në mirësi për qytetarët shqiptarë, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›