Ruçi: Largimi i pavend, PS-ja fitoi
09/07/2009 Dorëheqja e Ramës
Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë shprehur tashmë hapur mendimin e tyre për moslargimin e kryetarit të kësaj partie, Edi Rama, nga ky post. Të paktën kjo në dukje, pasi nën zë janë jo pak ato figura të PS-së që presin një reflektim të kreut Rama, i cili të konkludojë në dorëheqje. Ndërkohë, ndalur në deklaratat publike, ishte kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi ai që e cilësoi si të pavend dorëheqjen e Ramës nga kryesimi i partisë sa kohë që rezultatet dhanë një fitore të saj, pavarësisht se për shkak të manipulimeve socialistët rezultojnë të jenë sërish në opozitë. “Nuk është koha për të folur për kryetarin tonë. Kryetari ynë dhe forca jonë politike është forcë e parë fituese me vota në Shqipëri, është një forcë politike që ka marrë mbi 75 mijë vota më shumë se më 2005-n, është një forcë politike që ka fituar në tetë qarqe të Shqipërisë, është një forcë politike që ka marrë mbi 50 mijë vota në kryeqytetin e Shqipërisë, ose 12 mijë vota më shumë se PD-ja. Aktualisht për mua PS-ja nuk është humbëse, por fituese elektorale e këtyre zgjedhjeve. Rezultati aktual, me gjithë këto shtrembërime 70 me 70, flet për atë se nuk është përgjegjësi e lidershipit të PS-s”, ë- vuri në dukje Ruçi gjatë fjalës së tij.