BE, 2 milionë euro gjobë qeverisë greke
Gjykata e Drejtësisë e bashkimit Europian ka vënë 2 milionë euro gjobë qeverisë greke për shpërfilljen e një vendimi të 2005, që e detyronte të kthente subvencionet që i kishte dhënë në mënyrë të padrejtë kompanisë ajrore Olympic Airways. Rregullatorët e BE-së urdhëruan qeverinë greke, që i kishte dhënë kompanisë avantazhe të padrejta ndaj konkurentëve të kthente mbrapsht ndihmën prej 160 milionë eurove.