Festohet 1-vjetori i pranimit të Beratit në UNESKO
09/07/2009 Flasin specialistët dhe drejtuesit vendorë: Ende probleme në zonat muzeale
Mungojnë hidrantët, infrastruktura, higjiena për të mos rrezikuar vlerat historike
BERAT- Me rastin e pranimit të Beratit para 1 viti si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore në UNESKO, Bashkia e Beratit dhe Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare kanë organizuar një aktivitet në qendrën mesjetare pranë teqesë së Helvetive në qytetin e Beratit. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prefekti i Beratit Kostandin Lefta, kryebashkiaku Fadil Nasufi, përfaqësues nga instituti i monumenteve, punonjës të Drejtorisë rajonale të Monumenteve të Beratit si dhe historianë të qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, ka pohuar se para një viti Berati realizoi ëndrrën e tij me pranimin në UNESKO. Vlerat e veçanta janë njohur dhe nga përfaqësues të huaj, të cilët kanë dhënë mesazhin e tyre për ruajtje dhe jetësim të këtyre vlerave të certifikuara. “Resurset tona janë të rralla dhe futja në UNSKO është një pasaportë që këto vlera të njihen në gjithë botën”, ka nënvizuar Nasufi. Sipas tij, me gjithë ruajtjen me fanatizëm që iu bëhet këtyre vlerave ende në zonat muzeale ka probleme në infrastrukturë, objektet kulturore që presin restaurim, mungesë e hidrantëve për mbrojtje kundër zjarreve dhe probleme të tjera. Sipas kryebashkiakut, këto resurse kërkojnë më shumë vëmendje nga ana jonë dhe e shtetit për investime. Por parësorja, sipas tij, është përgjegjësia për të ruajtur këto vlera historike nga ndërtimet pa leje dhe mirëmenaxhimin e burimeve të tyre. Sfida jonë është të ruajmë dhe të menaxhojmë burimet e limituara nga këto vlera historike që duhet t’i mbajmë të gjalla”, ka përfunduar kryetari i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi. Më pas drejtori i Drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat, Agim Ajazi, ka citur se tre problemet kryesore ku duhet të fokusohemi tek pjesët muzeale janë sistemi hidrant, sistemi energjetik dhe ruajtja e mjedisit për të mos u dëmtuar vlerat historike që ka qyteti i Beratit. Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Flamur Shehu, ka pohuar se Ministria e Kulturës do të jetë e gatshme në 4 vitet e ardhshme të jap fonde për çdo projekt që mbron dhe ruan vlerat e Beratit. Por ajo që është e rëndësishme ka cituar drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Valter Shtylla, është të mos harrojmë që qyteti i Beratit bën pjesë në 800 vlerat më të mëdha të pasurisë botërore dhe qytetarët janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt që i vë përballë përgjegjësisë për të mbrojtur këto vlera. Në këtë takim gjatë fjalës së tij prefektii Beratit, Kostandin Lefta, ka cituar se tashmë qeveria dhe pushteti lokal do të ndihmojnë për ruajtje të këtyre vlerave ku dhe kontributi i komunitetit ka treguar se ky qytet është i veçantë për vet ato që mbart. Në fund të takimit pjesëmarrësit janë njohur në ambientet e teqesë së Helvetive me projekte në fushën e trashëgimisë botërore të qytetit të Beratit.