Irlanda voton sërish për Paktin e Lisbonës
Më 2 tetor Irlanda do të mbajë referendumin e dytë për marrëveshjen e Lisbonës që synon reformimin e BE-së. Këtë e bëri të ditur kryeministri Brian Couen në Parlamentin e Dublinit. Ai shprehu besimin se me garancitë e fundit të BE-së të jenë shuar dyshimet e irlandezëve, të cilët në qershor të 2008 votuan kundër traktatit.