Ruçi: Mandati i një deputeti mbahet peng. Topalli: Seseri rast unik, mungoi 2 vjet
TIRANË - Kreu i Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkoi sqarime nga kryetarja e kuvendit në lidhje me mandatin e deputetit të ri të opozitës, pas dorëheqjes së deputetes Rudina Seseri. Sipas Ruçit, është e papranueshme që mazhoranca të mbajë peng një mandat të PS-së prej 4 muajsh.
“Ju si drejtuese e kuvendit bëni mirë të interesoheni se po mbani peng një mandat të opozitës prej 4 muajsh pa asnjë arsyë, në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën.”- u shpreh Ruçi.
Në replikë kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli e cilësoi ish-deputeten Seseri si një rast unik në Kuvend, për shkak të mungesave të shumta në seancat plenare. Sipas Topallit, Seseri paraqitej në Kuvend vetëm për të votuar, më qëllim që të mos humbiste mandatin.
“Nuk kam pse bëj koment për tërheqjen e Seserit nga parlamenti. Ky është rasti më unik ku një deputet 2 vjet rresht nuk vjen fare në parlament, vjen për të votuar vetëm 1 herë në fund të 6 mujorit kur i rrezikohet mandati”- u shpreh Topalli.
Më tej Topalli kërkoi nga kryetarët e grupeve që të caktonin orarin e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, pasi siç tha ajo deputetët janë të impenjuar me diskutime të rëndësishme në komisione.
“Më caktoni orën për të hënën të Këshillit të Rregullores, pasi deputetët kanë një pune shumë të madhe, ligjin për Gjykatën Administrative. Dua që deputetët të jenë të çliruar nga puna për Gjykatën Administrative.”- deklaroi Topalli.
Në përfundim të debatit, u caktua që mbledhja e Këshillit të Rregullores të zhvillohet ditën e hënë në orën 12:00.
Partia Socialiste ka mbetur me një deputet më pak, që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Pas dorëheqjes së deputetes së qarkut të Durrësit, Rudina Seseri, Kuvendi ende nuk ka zëvendësuar këtë vend me pasardhësin e saj në listë, i cili duhet të ishte në fakt Gjon Bardhi.
Por, për faktin se Bardhi deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës, deputeti i PS-së për Durrësin në vend të Seserit i takon të jetë Edison Konomi.
KUVENDI MIRATON P/REZOLUTËN PËR VEPRIMTARINË E AKEP-it
Kuvendi miratoi projekt-rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
Deputetët i kërkuan AKEP-it të promovojë politika nxitëse për të hyrë në treg operatorë të rinj të telefonisë fikse për të rritur konkurencën. Po ashtu, në p/rezolutë thuhet se AKEP-i duhet të garantojë transparencën për tarifat e kompanive celulare për publikun, si dhe garantimin e zbatimit nga operatorët të rregullave të miratuara për këtë qëllim. Po ashtu u ra dakord që AKEP-i të angazhohet për uljen e mëtejshme në tarifat e shërbimeve të operatorëve celularë dhe atyre që ofrojnë shërbimin e internetit.
AKEP, vlerësuan deputetët, duhet të angazhohet për një monitorim të kompanive që ofrojnë shërbimin internet, pasi në të shumtën e rasteve shpejtësia e internetit nuk ëshë ajo për të cilën konsumatori paguan.Sipas p/rezolutës, AKEP-i duhet të angazhohet për hartimin e një kuadri të plotë rregullator për funksionimin e tregut postar, për përafrimin e kuadrit rregullator me atë të Bashkimi Europian, si dhe për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna në raport-progresin e BE-së për Shqipërinë.
KUVENDI MIRATON NDRYSHIMIN NË LIGJIN "PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR PRIVAT"
Kuvendi miratoi me 107 vota një ndryshim në ligjin "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat", në kuadër të ecurisë së reformës për ekzekutimin e vendimeve civile mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Ky ndryshim synon certifikimin dhe dhënien e licencës së përmbaruesve shtetërorë si përmbarues gjyqësorë privatë. Ai synon kalimin gradual të shërbimit përmbarimor shtetëror në një sistem shërbimi përmbarimor privat, si dhe shmangien e burokracive dhe rritjen e transparencës në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Ligji "Për shërbimin e përmbarimit privat” është miratuar në vitin 2008 dhe shihet si një reformë e suksesshme.
Në vitin 2010 u licencuan përmbaruesit e parë privatë, ku 65 prej tyre funksionojnë dhe tashmë kanë kryer një aktivitet në lidhje me ekzekutimin e vendimeve civile.
Gjatë seancës së sotme plenare Kuvendi miratoi gjithashtu dhe ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Shtetit të Katarit, për shërbimet ajrore", si dhe
aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave".
Ndërkohë, u shty pr/ligji “Për gjykatën administrative", pasi ende nuk ka përfunduar shqyrtimi nga komisioni përgjegjës.
TAHIRI: 16 MIJË VENDIME GJYKATASH, PEZULL
eputeti i PS-së Saimir Tahiri akuzoi qeverinë për mos mbajtjen e premtimeve të programit të saj, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të mbetura pezull prej vitesh. Sipas Tahirit, zbatimi i vendimeve të gjykatave është shumë i ngadaltë dhe mbetet një problem madhor në Shqipëri.
“Në programin e qeverisë premtohet se do të ekzekutonte brenda vitit të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, ndërsa sot janë mijëra vendime që as nuk e njohin mundësinë për t’u ekzekutuar. Pushtetarët e qeverisë i mbarojnë punët e tyre dhe kur vjen puna qytetarët të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën në gjykatë, e kanë të pamundur zbatimin. Është vetë qeveria që nuk zbaton vendimet e gjykatave, si mund të pretendojmë që kjo qeveri të shtyje përmbaruesit të ekzekutojnë vendimet. Kjo qeveri më e pakta është e lodhur dhe më e shumta e mpleksur në korrupsion.”- u shpreh Tahiri.
Sipas Tahirit, qeveria duhet të japë llogari për 16 mijë vendimet gjyqësore të pa ekzekutuara ende.
KUVEND, DISKUTOHET SHËRBIMI PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT
Ora: 10:30 - Seanca plenare e radhës ne kuvend nisi me diskutime për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”.
Gjithashtu, rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe shqyrtimin e pr/ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave”. Ndërkohë, pritet shtyrja e pr/ligjit “Për gjykatën administrative", i parashikuar për seancën e sotme, pasi ende nuk është miratuar nga komisioni përgjegjës.
Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011” është pika e fundit e axhendës së sotme parlamentare.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)