E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Meta-Engel: Shqipëria meriton statusin kandidat

WASHINGTON - Në vijim të takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i LSI-së Ilir Meta u prit nga kongresmeni Eliot Engel.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth politikës shqiptare dhe theksuan domosdoshmërinë e një fryme konstruktive në politikë.

Kongresmeni Engel dhe lideri i LSI-së ndanë mendimin e përbashkët që interesat e vendit duhet të vendosen mbi interesat e çdo partie. Ata u shprenë të bindur se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në BE.

Më tej, Meta dhe kongresmeni amerikan diskutuan edhe për proceset integruese të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar mbështetjen për avancimin e axhendës së Kosovës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›