E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, lirohen nga burgu të dënuarit me deri 5 vjet heqje lirie

ATHINE - Gjykata e lartë greke propozon lirimin e të gjithë personave të dënuar deri në 5 vjet heqje lirie, për vepra të ndryshme penale. 

Ata persona që janë dënuar mbi 5 vjet burg, nuk do të përfitojnë, pasi në propozimin e Gjykatës së Lartë theksohet se duhet të lirohen të gjithë ata që janë dënuar deri në 5 vjet dhe që kanë kryer një pjesë dënimi.

Në propozimin 3/2012 thuhet se të burgosurit që janë dënuar më pak se 5 vjet, lirohen menjëherë në zbatim të ligjit 4043/2012, me urdhër të prokurorëve vendorë, në rastet kur:

1) Dënimi i tyre është 3 vjet dhe kanë kryer 1/10 e kohës së tij

2) Dënimi i tyre është deri në 5 vjet dhe kanë kryer 1/5 kohës së tij

Zv/prokurori i Gjykatës së Lartë thekson se në paragrafin 1 të ligjit 4043/2012 thuhet se "duhet të lirohen të gjithë të dënuarit deri në 5 vjet" dhe shton se "të gjithë ata që janë dënuar më shumë se 5 vjet, nuk mund të përfitojnë lirinë". 

Nga ky propozim përfitojnë qindra shqiptarë, të cilët janë dënuar për sasi të vogla lëndësh narkotike apo për vepra të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›