E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licenca avokatet kunder Sokol Kociut

I denuari i dosjes Kokaina ka gjetur nje menyre per te qene avokat pa marre licence. Reagon Dhoma e Avokatise


TIRAN- Licenca e avokatures ka perplasur diten e djeshme Sokol Kociun me Dhomen Kombetare te Avokatise. Koci ish-drejtori i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme i denuar per ceshtjen Kokaina por i liruar me kusht ka marre ne mbrojtje Dritan Dajtin. Kjo gje ka sjelle reagimin e dhomes se avokatise e cila sqaron se Kociu nuk ka licence per te ushtruar profesionin.


Shtetasi Sokol Kociu nuk perfshihet ne listen e avokateve ne regjistrin themeltar dhe nuk ka licence avokati qe do te mundesonte ushtrimin e profesionit te Avokatit ne Shqiperi. shte detyre e organeve gjyqesore dhe atyre te prokurorise te verifikoje mbrojtjen e shtetasve shqiptare apo te huaj me avokate nepermjet identifikimit te tyre sipas kartave te identitetit te leshuara nga kjo dhome duke garantuar legjitimitetin e mbrojtjes se paleve ne nje proces- thuhet ne njoftimin e Dhomes se Avokatise.


Por Sokol Kociu duket se ka zbuluar nje hile qe lejon cdokend te behet avokat pa pasur nevoje per licence. I kontaktuar nga Shekulli ai ka shpjeguar se me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare lejohet te perfaqesoje ne tre shkallet e gjyqesorit te burgosurit apo te ndaluarit nga policia. Kete perfaqesim sipas tij ia lejon vendimi per regjistrimin si person juridik me nr. 576 te firmosur nga gjyqtarja Teuta Hoxha me 11 janar 2010.


Mbi bazen e ketij vendimi Kociu ka themeluar dhe hapur nje organizate joqeveritare te titullar Byroja per Mbrojtjen e te Burgosurve B.M.B ku nder te tjera si objekt te saj ka edhe perfaqesimin e te burgosurve ne tre shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi dhe Gjykatat Penale e Civile nderkombetare.


Me vendim te kesaj gjyqtareje ish-drejtuesi i policise gjyqesore Kociu eshte themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kesaj organizate duke fituar te drejten e perfaqesimit prane togave te zeza ne nje proces gjyqesor.


I kontaktuar me telefon drejtori i Dhomes Kombetare te Avokatise se Shqiperise avokat Edmond Konini e cilesoi kete vendim te gjyqtares Hoxha si te padrejte dhe te paligjshem pasi nuk mund te regjistrohet si person juridik nje shtetas me precedent penal.


Per kete pretendim vete Kociu u shpreh se eshte i gatshem te perballet me cdo person qe e kundershton legjitimimin e tij si mbrojtes ligjor i te burgosurve bazuar ne garancite dhe te drejtat e legjislacionit shqiptar ne fuqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›