Ruci: Protesta të vazhdueshme

Partia Socialiste do të organizojë protesta në gjithë vendin, në datat 30 dhe 31 mars. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Gramoz Ruci. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të realizuar transparencën e zgjedhjeve. Ai u shpreh se nuk do të ketë pjesëmarrje të Partisë Socialiste në Parlament normalisht pa realizuar hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve. Ruci ka ftuar në Tiranë të gjithë qytetarët e vendit, për të protestuar kundër asaj që ai e quajti vjedhje e votës nga mazhoranca. Ruci u shpreh se në 18 mars do të mblidhet një Asamble e jashtëzakonshme nga PS-ja.