E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Strategjia jonë në Kuvend

Vendimet

Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se nuk do të ketë situatë normale të veprimtarisë parlamentare për sa kohë nuk zgjidhet kriza dhe nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve. “Nga pikëpamja procedurale do të shfrytëzojmë çdo hapësirë procedurale që lejon që ne të ngremë kauzën tonë për transparencën e zgjedhjeve dhe që lejon ngritjen e komisionit hetimor. Ashtu sikurse do të kërkojmë që, në mënyrë demokratike, të krijohen hapësira plus për ngritjen dhe mbrojtjen e kësaj kauze”, theksoi ai. Ndërkaq, duke folur për Kongresin që do të mblidhet më 18 prill, Ruçi theksoi se “Asambleja Kombëtare e PS , në vazhdim të një vendimi të mëparshëm të saj, vendosi që më 18 prill, në Tiranë, të thërrasë Kongresin e Partisë”. Ndërkaq në lidhje me protestat, kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se “Partia Socialiste e Shqipërisë do të organizojë protesta në të gjithë territorin e vendit, të cilat do të kulmojnë me protestën në shkallë kombëtare të datës 30 prill në kryeqytet, Tiranë”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›