E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet reforme e mekanizmave antikorrupsion

Opozita shqiptare duhet te tregoje qe ka nje vullnet kunder korrupsionit dhe te votoje ndryshimet ne Kodin Penal qe parashikojne denime me te ashpra per te korruptuarit. Kete kerkoi dje ne nje interviste per mediat ministri i Drejtesise Bujar Nishani. Ky i fundit ftoi opoziten te votonte duke u shprehur Ajo eshte perseri ne nje prove te radhes. Tek te tjerat ka deshtuar nuk ka ofruar kontributin e saj pra mbetet ne retoriken e akuzave. Ne kete rast eshte perseri ne proven e radhes nese ajo mendon se ligji duhet te funksionoje ne menyre te drejtperdrejte edhe pse jo ashper ndaj atyre qe perfshihen ne afera korruptive ta votoje kete ndryshim qe kemi paraqitur ne Parlament. Nderkohe ai shpjegoi Ndryshimet e kerkuara ne Kodin Penal kane te bejne me forcimin e masave penalizuese ndaj korrupsionit apo krimit te korrupsionit. Se dyti eshte edhe barasvleresimi i masave qe duhet te parashikoje Kodi Penal dhe te vepres se korrupsionit qe ushtrohet nga subjektet private pasi deri me sot kemi pasur parashikime te ashpra kryesisht ne entet publike. Gjithashtu parashikohet marrja e masave edhe ndaj subjekteve te huaja qe ushtrojne aktivitet brenda territorit te RSH-se qe nga organizmat nderkombetare apo brenda institucioneve te ndryshme. Nishani tha se kjo nisme ishte nje kerkese e institucioneve evropiane qe merren me luften kunder korrupsionit dhe nje permiresim i legjislacionit qe do te permiresoje edhe luften kunder ketij fenomeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›