Ruci Vota me shume se votues
40 milione euro kjo eshte shifra qe nenkryetari i Grupit Parlamentar Erjon Brace ka bere te ditur si pakete financuese per zgjedhjet ne Tirane nga ana e demokrateve. Ne nje interviste per Shqip pak dite me pare ai ka nenvizuar se kjo shume eshte perdorur ne harkun kohor te dy vjeteve per te nderhyre ne listat e zgjedhesve e mandej per te aplikuar presion ndaj votuesve dhe per te ndikuar ne orientimin e vendimit te tyre ne 8 maj. Brace ka folur per nje organizim te gjere qe nis me zhvendosjen e emrave e deri me angazhimin e bandave kriminale dhe kontingjenteve te krimit.
I tjeter natyre ka qene denoncimi qe ka bere kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci tri dite me pare i cili eshte ndalur me se shumti ne analizen e tabelave te rezultateve per Tiranen. Sipas tij skema e perdorur ngre dyshime besimi per te gjithe vendin ku ne vote proporcionali koalicioni i ndertuar nga Kryeministri Sali Berisha pretendon shumice te rikonfirmuar. Nga analiza e detajuar e tabelave del nje bashkerendim i veprimeve qe pohojne prishjen e procesit por pas certifikimit te rezultatit paraprak me numerimin e kutise se fundit ne njesine bashkiake nr. 5. Ne perfundim vazhdimi i ketij procesi komprometon jo vetem ate por gjithe vendin eshte shprehur nder te tjera Ruci.