Shqiperia nje nga vendet e fundit ne rajon qe perfitoi liberalizimin
Shqiperia ishte nje nga vendet e fundit te rajonit te Ballkanit Perendimor qe perfitoi nga liberalizimi i vizave se bashku me Bosnje-Hercegovinen. Kjo ndodhi vetem ne mesin e muajit dhjetor te vitit 2010 ne nje kohe kur vendet e rajonit si Serbia Maqedonia Mali i Zi dhe sigurisht Kroacia e perfituan kete levizje te lire ne fundin e vitit 2009 duke lene pas vetem dy vende per te cilat Komisioni Europian vendosi ta niste kete proces vetem nje vit me pas. Aktualisht i vetmi vend ne Ballkan qe ende nuk e ka perfituar levizjen e lire ne hapesiren Shengen te Bashkimit Europian eshte Kosova por gjasat jane te medha qe ky proces te kompletohet me shpejtesi edhe ne kete vend. Nje nga frikat kryesore te europianeve per kete proces lidhej me kerkesat per azil ekonomik pas procesit te liberalizimit por ne kundershtim me pritshmerite vende si Serbia dhe Maqedonia te cilat e perfituan te paret liberalizimin sollen ne dyert e BE-se me shume kerkesa per azil se Shqiperia dhe Bosnja te cilat e perfituan kete proces me vone. Ne rastin e Shqiperise pritet qe kerkesat per azil te jene minimale.