ODIHR-i ne fillim te korrikut gati raporti perfundimtar
Misioni i ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 majit pritet qe ne fillim te muajit korrik te paraqese edhe raportin perfundimtar ne lidhje me ate cfare sollen keto zgjedhje ne vendin tone. Raporti i OSBE/ODIHR-it eshte edhe dokumenti kyc vleresues per sa u perket proceseve zgjedhore ne vendin tone dhe ai do te tregoje ashtu sic ka bere edhe vitet e tjera nese keto zgjedhje ishin nje hapa para ose mbrapa per sa u perket arritjeve te standardeve zgjedhore ne vendin tone. Ky raport do te sherbeje si baze referimi edhe per sa i perket qendrimit te Komisionit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjen ose te standardeve te zgjedhjeve per Shqiperine. Por nje rendesi te vecante ky raport do te kete edhe per proven e radhes se Shqiperise ne dyert e Bashkimit Europian. Ai do te jete nje tregues i rendesishem nese ne muajin tetor te ketij viti Shqiperia do te marre ose statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Europian. Misioni i ODIHR-it ne vendin tone per sa u perket zgjedhjeve lokale te 8 majit erdhi i perforcuar ne numer duke arritur nje shifer prej 500 vezhguesish afatgjate dhe afatshkurter. Gjate muajit prill qe ishte edhe periudha e fushates zgjedhore ky mision publikoi dy raporte te cilat flisnin per mbarevajtjen e fushates dhe te zgjedhjeve duke iu referuar nje sere elementesh te marra ne analize. Nga ana tjeter nje raport paraprak u paraqit edhe dy dite pas procesit zgjedhor. Ne kushtet e nje procesi te sterzgjatur numerimi kryesisht ne Tirane perfaqesuesit e misionit te ODIHR-it u detyruan te nxirrnin edhe nje tjeter raport per sa i perket ketij procesi. Ne kete raport ata theksuan edhe faktin se nuk kishin informacione ne lidhje me kuadrin ligjor qe perdori KQZ-ja per sa i perket rinumerimit te votave per Tiranen duke marre keshtu rolin e nje KZAZ-je te munguar te kryeqytetit.