Tirana Bashkia qe po rrezikon procesin
Procesi zgjedhor i 8 majit ne Shqiperi mund te thuhet qe ne nje pjese te madhe te komponenteve te tij ka kaluar i qete dhe pa probleme. Fushata zgjedhore ndonese u shoqerua me incidente asnje prej tyre nuk ishte aq problematik sa te ndikonte ne teresine e ketij procesi. Nga ana tjeter dita e votimeve dhe ato qe erdhen me pas u shoqeruan nga nje qetesi per tu pershendetur duke treguar kulture dhe qytetari nga ana e qytetareve ne kete proces delikat. Po keshtu procesi i numerimit ne pjesen dermuese te vendit kaloi i qete dhe pa probleme. Gjithe situata problematike u mblodh ne Tirane ku procesi i numerimit zgjati per dite te tera duke u bere teper problematik per ecurine e gjithe procesit zgjedhor ne vend. Nga ana tjeter problematika me rezultatin e zgjedhjeve eshte aktualisht prezente ne Tirane ku nderhyrja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me nje proces numerimi ngjalli edhe reagime te ashpra nga ana e opozites. Procesi aktualisht po vijon juridikisht ne KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor por rreziku per prishjen e zgjedhjeve po qendron mbi kokat e paleve te perfshira ne te.