LZHK Numeruesit e PD dhe PS na vodhen votat e 8 majit
Me 8 maj Levizja per Zhvillim Kombetar LZHK pati nje rezultat te kenaqshem ne Gjirokaster nese do ta krahasojme me rezultatet qe arriti kjo parti ne shkalle vendi. Megjithate kreret e kesaj partie ne qarkun jugor pretendojne se me shume vota te LZHK-se jane fshehur sesa jane numeruar ashtu sic duhet.
LZHK nje nder te kater forca politike qe garuan me 8 maj jashte koalicioneve te medha arriti te fitonte vetem nje komune ne rang vendi dhe kjo ishte Komuna e Lopesit ne Rrethin e Tepelenes. Edhe ne Bashkine e Tepelenes kandidati i LZHK-se u rendit i dyti me nje diference te vogel votash nga fituesi socialist dhe me diference te thelle nga rivali i Aleances per Qytetarin.
Marenglen Kociu kryetar i LZHK-se per Gjirokastren thote se te dyja partite e medha PD dhe PS me komisioneret e tyre i zhbene votat e LZHK-se qe ishin shume me teper se rreth 1500 qe jane zyrtariuar deri sot. Kociu ishte kandidat per kryetar bashkie ne qytetin e gurte perballe Flamur Bimes se PS-se Genci Sinojmerit te LSI-se dhe Violeta ekanit te PKSH-se. Edhe pse kandidati i vetem qe vinte nga nje parti e djathte Kociu mori aq pak vota personale dhe partiake saqe LZHK nuk mund te perfaqesohet ne Keshillin Bashkiak te Gjirokastres. Per kreun lokal te LZHK-se rezultati i firmosur e vulosur nga komisioneret e PS-se dhe PD-se nuk ka asnje lidhje me realitetin.
Mospatja e komisionereve ne te gjithe vendin solli tjetersimin e votes. Papritur numeruesit u kthyen ne doganiere... thote Kociu i cili ka paraqitur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ankesat per problemet e numerimit te votave ne Qarkun e Gjirokastres ku ai pretendon se vezhguesit e LZHK-se jane debuar nga sallat e numerimit. Por KQZ i rrezoi ankesat e LZHK-se per Gjirokastren duke e cuar ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor.
Ankesat per tjetersim te votave gjate numerimit nuk kane munguar keto dite as nga parti te vogla qe kane qene pjese e koalicioneve te medha me 8 maj. Partite e majta akuzojne PS-ne se ka abuzuar me votat e tyre ndersa ato te djathtat PD-ne. Por Marenglen Kociu i LZHK-se se Gjirokastres thote se asnjera parti nuk mund te abuzonte me votat pa konsensusin e pales tjeter.