KQZ shtyn vendimin për fletët, Ristani: Duhet të zbatojmë ligjin

Tiranë, 17 shtator, NOA Kryetari i Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje sot anëtarëve të komisionit që të mos influencohen nga politika në marrjen e vendimit për zbatimin e ligjit.
Në fjalën e tij, Ristani u shpreh se para ligjit janë ata që do të përgjigjen dhe jo subjektet politike. Ai ka sjellë në vëmendje Kontrollin e Lartë të Shtetit për vërejtjet që ka sugjeruar më parë për KQZ-në dhe zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve të drejtësisë .
Ristani u shpreh se koha për marrjen e këtij vendimi nuk mund të shtyhet në ekstrem. Ai theksoi se Prokurorisë apo KLSH-së nuk mund ti justifikohesh me argumentet që kanë sjellë përfaqësuesit e opozitës, se vendimi nuk u mor pasi nuk ishte situata e duhur politike.
Pas propozimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti dhe përfaqësuesve të tjerë për shtyrjen e mbledhjes, me shumicë votash KQZ-ja vendosi që vendimi për hapjen e kutive dhe djegien e fletëve të votimit të merret në një ditë tjetër.
a.k/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30661-kqz-shtyn-vendimin-per-fletet-ristani-duhet-te-zbatojme-ligjin-","title":"KQZ shtyn vendimin për fletët, Ristani: Duhet të zbatojmë ligjin ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });