Rama: Berisha e di që është në ditët e fundit, hedh fajin PS për premtimet që nuk i mbajti
DIVJAKË – Kreu i opozitës Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Divjakë, deklaroi se kryeministri e di që është në ditët e fundit të pushtetit.
Kryesocialisti Rama i bëri thirrje shqiptarëve që më 23 qershor të votojnë Partinë Socialiste, për të larguar Berishën nga pushteti i cili sipas tij për cdo premtim të pa mbajtur i hedh fajin opozitës
“Mos u merrni me Saliun, ajo e di që do iki, ai është në ditët e fundit të një pushteti që e rrënoi Shqipërinë. Edhe sot ishte ne nje zonë të fshatit dhe i thoshte, kemi bërë një investim t ë madh, kemi ndërtuar kanal kullues, nga Peqini në Kavajë. U cua një fshatar i cili duket ishte jashtë kontrolli, kë kanal? Berisha tha jo nuk ka mundësi do urdhëroj të kontrollohet kjo punë. Kjo është si puna e 10 mijë e 400 km rrugë, se i kanë nëpër letra, i kanë harxhuar lekët dhe rrugët i kanë në letra kështu del që 1 miliardë dollarë kanë dalë nga Shqipëria. Nuk e themi ne. E gjitha vuan Shqipëria nga uji, ai thotë fajin e kanë kryebashkiakët. Po Shkodra që ka kryebashkiak demokrat pse vuan. Jo jo fajin e ka qeveria, kështu dhe Peshkopia, Kukësi. E pra nuk ka turp më të madh që pas 8 vjetësh në qeveri ti dalësh para popullit dhe të thuash fajin e ka opozita. si thitë dhe Migjeni i madh.... ‘ne bijt e shekullit të ri që plakun e lamë në...., kjo vlen dhe sot ne shqiptarët e shekullit të ri ta lëmë katragjyshin në marrëzinë e tij. Më 23 qershor ta lëmë katragjyshin në shtëpi dhe të lexoi përralla për kalamjt dhe jo të cmendë Shqipërinë me përrallat e tij”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se me programin “Për një Rilindje Shqiptare”, do i jepet fund papaunësisë, do të lehtësohet biznesit, do përgjysmohet tatimi mbi fitmin e shtuar si dhe do të marrë fund pushteti i vjetër për të nisur një histori të re.
‘Historia e re fillon me vendimin e cdo njeri do marrë. Vendimi është ik thjeshtë, e do pushtetin ne qafë dhe familjen ne gjunjë, voto Saliun. Kush e do qeverinë në krah dhe ekonominë familjarë në këmbë, voto vetëm PS”, theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)