Ruci e Memushi, “rokada” ne pankine

Eqerem Memushi nuk do te jete me trajner i Flamurtarit, pasi ka dhene dje doreheqjen dhe ne vendin e tij ne pankine do te ulet nje firme e njohur e futbollit vlonjat, Vasil Ruci. Dy humbjet radhazi te skuadres vlonjate, ne "shtepi" me Elbasanin, pastaj ne Durres, ndaj Teutes, duket se nuk jane "pertypur" nga drejtuesit, te cilet dje kane zhvilluar nje analize te zgjeruar, ku kane marre pjese futbollistet dhe stafi teknik. Kryebashkiaku Gjika, qe ka qene i pranishem ne kete mbledhje, ka kerkuar qe skuadra duhet te beje nje ndryshim te shpejte,duke marre masat perkatese per permiresimine gjendjes. Trajneri Memushi ka parashtruar kerkesen per doreheqje nga drejtimi i skuadres, duke kembengulur se kjo do t'i sherbeje pikerisht ktheses qe pritet nga skuadra. Doreheqja e Memushit eshte pranuar dhe pas disa minutave eshte bere e njohur se trajner i skuadres do te jete Vasil Ruci, qe deri dje kryente detyren e drejtorit teknik. Ruci kthehet ne krye te pankines se skuadres vlonjate pas plot tete muajve, pasi kishte ngjitur Flamurtarin nga kategoria e pare ne ate superiore. Sikurse u mesua, mes Rucit e Memushit eshte kryer "rokada", pasi ky i dyti eshte ngarkuar me detyren e drejtorit teknik. Keshtu, Eqerem Memushi, qe zevendesoi Agim Canajn pas javes se peste te fazes se pare, e drejtoi Flmurtarin ne dhjete ndeshje te kampionatit, duke grumbulluar 14 pike, me kater fitore, kater humbje dhe dy barazime. Nen drejtimine tij, skuadra vlonjate luajti edhe dy ndeshje te turit te trete te Kupes, duke pesuar dy humbje. Trajneri i ri, Vasil Ruci, do te kete te njejtin staf teknik, te perbere nga Iljadhi, Birce dhe Rama. Ruci ka filluar punen me skuadren qedje pasdite, kur ka drejtuar seancen stervitore.