Teuta, “oreks” tripikësh me Apoloninë

Nga Franc Hoxha
Teuta do të luajë nesër (ora 13:30) takimin e prapambetur me Apoloninë e Fierit, të vlefshëm për javën e 14 të Kategorisë Superiore, dhe pas tri ditësh do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër. Dy ndeshje, prej të cilave, trajneri Sulejman Starova kërkon gjashtë pikë të plota, "saldimin" e vendit të dytë, dhe pse jo edhe kryesimin e kampionatit në rast dështimi të liderit të sezonit, Tiranës, në derbin me Partizanin. Në kampin durrsak të gjithë janë përqendruar në marrjen e tri pikëve ndaj formacionit të Papuciut. KËRCËNIMI I KOKËDHIMËS – Takimi i parë në Fier midis dy skuadrave prodhoi jo pak debate gjatë zhvillimit dhe përfundimit të tij. Dy herë kaluan në avantazh fierakët (me Meto 13' dhe Plakun 76') dhe dy barazuan durrsakët me Mancakun ( nga pika e bardhë, 68') dhe Xhafaj në minutën e dytë shtesë (90'+2). Presidenti i Apolonisë akzuoi gjyqtarin vlonjat Aranit Lulaj për gjykim të njëanshëm, duke e kërcënuar atë dhe përmes shtyp, reagim që morri nota më dramatike nga trajneri Dumitresku në konferencën për shtyp. QENDRUESHMËRIA NË PANKINË - Teuta është një nga dy ekipet e vetme të Kategorisë Superiore, së bashku me Elbasanin që nuk e ka ndryshuar trajnerin, ndërkohë që Apolonia, pasi e nisi sezonin me rumunin Silviu Dumitresku, që ishte në pankinë në ndeshjen e fazës së parë (e mbyllur në barazim 2-2), tashmë drejtohet nga fieraku Dhimitër Papuciu. Starova konsiderohet si një nga trajnerët më me autoritet në kampionatin shqiptar dhe progresi i Teutës është i qartë. Nga një ekip që sezoni e kaluar mbijetoi falë fitores në finalen e play-out me Skënderbeun (1-0), sot konsiderohet si një nga favoritëtët kryesore për titull. TË VARFËR NË GOLA - Edhe pse golashënuesi më i mirë i Teutës, vlonjati Daniel Xhafaj ka shënuar 7 gola, Teuta në shtatë ndeshje të zhvilluara në shtëpi ka realizuar vetëm 5 gola (0.7 gola për ndeshje), një rendiment shumë i ulët për një ekip që synon titullin. Interesant është një fakt se të treja fitoret shtëpiake të Teutës janë arritur me te njëjtin rezultat: 1-0, kundër Elbasanit, Vllaznisë dhe së fundi ndaj Flamurtarit. Teuta nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi (3 fitore, 4 barazime) dhe ky tregues statistikor flet shumë për efikasitetin e të luajturit në shtëpi, në një kohë që Teuta ka dhe mbrotjen më të mirë të kampionatit, me vetëm 10 gola të pësuar (0.7 gola për ndeshje), kur kryesuesit e kampionatit, Tirana ka pësuar 18 gola (1.2 gola për ndeshje) TRE SULMUESË - Mbrojtësi Endri Vrapi nuk do të jetë pjesë e formacionit të Starovës në ndeshjen kundër Apolonisë, pas plotësimit të tre kartonave të verdhë. Starova arriti një fitore të rendësishme ndaj Flamurtarit, edhe pse shifrat minimale 1-0. Tekniku do të hedhë tre sulmuesë (Xhafaj, Mancaku, Kuli) kundër Apolonisë me mendimin për të patur një skuadër më agresive në sulm dhe për të zgjidhur shpejt finalizimin e golit. E DHJETA? - Skuadra fierake mban vendin e fundit në tabelën e renditjes, me një diferencë prej 14 pikësh, kundrejt Teutës që mban vendin e tretë, me 25 pikë. Skuadra e presidentit Kokëdhima, që përjetoi probleme gjatë javë të fundit për shkak të bojkotimit të lojtarëve kryesorë, ka mundur të fitojë një ndeshje në transfertë, me Vllazninë (1-2), ndërsa ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet jashtë "Loni Papuciut" dhe kurrsesi nuk dëshiron të regjistrojë humbjen e dhjetë sezonale. Humbja më e thellë jashtë Fierit për Apoloninë është ajo kundër Flamurtarit me rezultatin 4-0. FAZA E PARË: Apolonia-Teuta 2-2 BILANCI MIDIS DY EKIPEVE: 55 ndeshje: 16 fitore Apolonia, 15 barazime, 25 fitore Teuta. Golat: 57-72 Faza e parë: Apolonia – Teuta 2-2 Shënues: Meto 13', Plaku 76',/ 68' Mancaku 68'(p), Xhafaj (90'+2) E shtunë, 16 shtator 2006, ora 15:00, në stadiumin "Loni Papuciu" të Fierit. Apolonia: Hazizi, Meto, Bega, Shoshi, Mertiri, M.Kote, Kule (85' Rushani), Gega (70' Bratja), Zheraldinjo, Plaku, Henry (46' Hyso) Tr. S.Dumitresku Teuta: Kapllani, Zëre, Pashai (33' Lako), Vrapi, Tetova, Devolli, E.Kotja (46' Kuli), Buna, Kapaj, Mancaku (70' Hodo), Xhafaj Tr. S.Starova. Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlore), A.Mali (Patos), A.Guce (Lushnjë). Vëzhgues: A.Mone (Tiranë) Kartona të verdhë: Gega, Zheraldinjo, Kote /Lako, Kuli, Devolli Statistikat aktuale gjate sezonit 2006-2007 TEUTA Vendi: 3 Pikë: 25 Fitore: 6 Barazime: 7 Humbje: 1 Gola të shënuar: 16 Gola të pësuar: 10 Ndeshje brenda: 7 Fitore: 3 Barazime: 4 Humbje: 0 Golat: 5-2 APOLONIA Vendi: 12 Pikë: 11 Fitore: 3 Barazime: 2 Humbje: 9 Gola të shënuar: 13 Gola të pësuar: 26 Ndeshje jashtë: 6 Fitore: 1 Barazime: 0 Humbje: 5 Golat: 5-14 PORTRETI I SKUADRAVE TEUTA Themeluar: 1920 Pjesëmarrje në kampionate: 66 herë Ndeshja e parë: 1930 Kampionate të fituar: 1 Kupa të fituara: 3 Superkupa të fituara: 0 Uniforma zyrtare: Blu Trajner: Sulejman Starova APOLONIA Themeluar: 1923 Pjesëmarrje në kampionate: 34 herë Ndeshja e parë: 1950 Kampionate të fituar: 0 Kupa të fituara: 1 Superkupa të fituara: 0 Uniforma zyrtare: Bardhë e jeshile Trajner: Dhimitwr Papuciu