Burgaj Rritet efikasiteti i Policise se Shtetit ne kufi
Vetem ne 6 muaj ne pikat e kontroll-kalimit kufitar jane kapur 50 persona te shpallur ne kerkim nderkombetar mbi 53 automjete qe kane rezultuar te vjedhura jashte vendit si dhe shume dokumente te falsifikuara. Kjo tregon qe me trajnimin e marre dhe pajisjet e vena ne perdorim eshte rritur efikasiteti i Policise se Shtetit ne pergjithesi. Ne kete menyre eshte shprehur nje dite me pare kreu i Policise se Shtetit Hysni Burgaj i cili ka qene i pranishem ne ceremonine e dhurimit te disa te 34 pajisje printer multifunksional si dhe 31 aparate dixhitale fotografike per Policine Kufitare dhe te Migracionit nga Programi ICITAP ne Shqiperi. Ne fjalen e tij drejtori i Programit ICITAP z. Gary Bullard duke vene ne dukje progresin dhe rezultatet pozitive te arritura nga Policia Kufitare theksoi Gjate viteve te fundit Departamenti i Policise Kufitare dhe te Migracionit ka bere nje progres thelbesor dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne arritjen e rezultateve pozitive si ne drejtim te plotesimit te kushteve per Liberalizimin e vizave ashtu dhe ne drejtim te arritjes se synimeve te NATO-s per performancen e kontrollit te kufirit. Nderkohe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj duke falenderuar programin ICITAP dhe qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ndihmen e vazhdueshme qe kane dhene jo vetem per Policine Kufitare dhe te Migracionit por per te gjithe organizaten e Policise se Shtetit per permiresimin e kapaciteteve te saj ne luften kunder krimit theksoi nder te tjera Kjo asistence e vazhdueshme eshte pjese e rendesishme ne rezultatet e Policise se Shtetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe sigurimin e kufirit ne teresi. Jemi deshmitare te rezultateve te larta te Policise se Shtetit dhe kjo eshte edhe merite juaja fale asistences dhe bashkepunimit me Policine e Shtetit.