RuciTe gatshem per te zbatuar rekomandimet e KE shteti i zhytur ne korrupsion dhe krim
Tirane 23 dhjetor NOA-Ne vijim te fjales se tij kryetari kuvendor i socialisteve Gramoz Ruci tha se mazhoranca nuk ka vullnet politike qe vendi te ece perpara.
Ai tha se rekomandimi i KE-se eshte se drejtesia nuk duhet te kapet per fyti sic eshte kapur gjithashtu vijoi ai se kjo qeveri nuk po lufton korrupsionin dhe krimin.
Ruci tha gjithashtu se me kete qeveri as media nuk eshte e lire dhe asnje qytetar nuk eshte i lire ne kete shtet te sotem.
Ai tha se ky fakt u duk edhe ne pasqyrimin e situates ne Shkoder pasi sipas tij fshiheshin faktet.
Nder te tjera Ruci vecoi se opozita eshte e gatshme te plotesoje rekomandimet e Komisionit Europian dhe se opozita do jete perballe per fjalen e lire per voten e lire dhe per funksionin e parlamentit dhe vete shtetit.
Ne kemi qene jemi dhe do te jemi ne rolin dhe detyren qe na ka ngarkuar elektorati perfundoi fjalen e tij Ruci.
a.y/NOA