Rudi Vata, kandidat zyrtar për presidentMenaxheri i njohur i FIFA-s e bëri deklaratën e bujshme në televizionin e njohur “Vizion Plus”, gjatë emisionit “Zip”.

Rrjetet sociale:
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares, zyrtarizoi kandidaturën e tij për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, gjatë zgjedhjeve të marsit të vitit të ardhshëm.
Menaxheri i njohur i FIFA-s e bëri deklaratën e bujshme në televizionin e njohur “Vizion Plus”, gjatë emisionit “Zip”.
Ish-lojtari i Sëlltikut të Gllazgout pohoi se ai i njeh mirë problemet e futbollit shqiptar.
Vata, me një të kaluar futbollistike deri në Japoninë e largët, pohoi se trajnerët e huaj kanë dështuar në Shqipëri, pavarësisht se për ta janë paguar disa qindra mijëra euro.
“E ndjej veten më superior në drejtimin e futbollit sesa presidenti aktual i FSHF-së”, - tha Vata, kapiteni më jetëgjatë i përfaqësueses shqiptare.
Numri i klikimeve - 1308
E Hene, 19 Tetor 2009