Premier League, Cana, lojtari i javësLajmin e dha uebsajti më i rëndësishëm sportiv në botë, Eurosport.com.

Rrjetet sociale:
Lorik Cana, kapiteni shqiptar i Sandërlendit, është zgjedhur lojtari më i mirë i Premier Ligës për javën futbollistike që u mbyll.
Kështu shkruan uebsajti më i rëndësishëm sportiv në botë, Eurosport.com.
Faqja në fjalë, ka mbledhur notat e vlerësimeve të dhëna nga gjashta gazeta kombëtar angleze: “The Sun”, “Daily Star”, “Daily Mirror”, “Daily Mail”, “The Times” dhe “Guardian”, duke nxjerrë një mesatare të vlerësimeve, e duke ndërtuar më pas edhe “top-lojtarët” për çdo pozicion loje.
Sipas Eurosport, Lorik Cana është lojtari më i mirë javës, falë performancës së jashtëzakonshme të shqiptari në fitoren 1-0 të Sandërlendit ndaj gjigantit anglez, Liverpulit. Vlerësimi mesatar i Canës ka notën 9.
Numri i klikimeve - 6881
E Hene, 19 Tetor 2009