E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holder: Ndihmë Kosovës në luftën kundër korrupsionit

SHBA-ja është e gatshme t`i jap Kosovës ndihmë konkrete, me të gjitha kapacitetet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu është shprehur kryeprokurori i SHBA-së, Eric Holder Jr gjatë një takimi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Uashington.
 

Sipas presidencës kosovare, në takim është biseduar për nevojën e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në veçanti në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit.

Presidentja Jahjaga ka deklaruar se takimi me kryeprokurorin e SHBA-së ka për synim arritjen e qëllimit për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë për të cilën është e nevojshme asistenca dhe ndihma amerikane.
 

“SHBA ka përvojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka strukturë, ka sistem të fortë dhe metoda për të adresuar luftuar dhe çrrënjosur këtë problem. Qëllim im është ndërtimi i një shoqërie të bazuar në ligj dhe në rend dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar përpara se ai të shtrihet në strukturat udhëheqëse dhe të fuqizohet”, ka shtuar presidentja kosovare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›