Rugova: 80 % e dardanëve të Dacit, kthehen te Isa!
I rikthyer nga LDD-ja ku ishte nënkryetar i saj, në LDK si anëtar i thjeshtë, Naser Rugova thotë se nga kjo pozitë po mundohet ta japë kontributin e tij në partinë më të madhe opozitare. Thekson se 80 për qind të anëtarësisë së partisë së Nexhat Dacit është rikthyer në LDK-në e Isa Mustafës.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Rugova beson që në zgjedhjet e ardhshëm edhe ai 20 përqindësh i vogël i strukturave të LDD-së, do të votoj për partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, duke shtuar se çdo ditë është duke punuar për unifikimin e elektoratit të LDD-së për t’iu bashkuar LDK-së.
Thekson se reformat e bëra në parti kanë synim që LDK-ja të ripërtërihet si forcë lidere në vend, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajë identitetin e vet. Ndërsa përplasjet e fundit në mes të krahut të Mustafës dhe Sejdiut i quan me tepër spektakël medial, sesa një zhvillim faktik në terren.