E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Fyle viziton Kosovën

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle sot do të arrijë për vizitë zyrtare në Kosovë, i cili pritet të deklarojë zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, para një jave ka bërë me dije, se nëse gjithçka shkon mirë, studimi i fizibilitetit mund të përfundojë brenda këtij viti. Sipas saj nëse ky studim del pozitiv, ajo beson në një zgjidhje pragmatike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›