Çelajn e propozon dega, Stavilecin e do kryesia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tashmë ka zyrtarizuar krijimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, ndërsa sipas një burim brenda PDK-së, në krye të këtij kabineti do jetë ministri aktual i Bujqësisë, Blerand Stavileci.
Po sipas këtij burimi, për postin e të parit të këtij kabineti mund të ketë edhe propozime të tjera, por Stavileci është i pazëvendësueshëm.
“Dega e PDK-së në Prishtinë e ka propozuar për këtë post edhe anëtarin e kësaj partie, Lirak Çelaj. Por, përkundër asaj se do ketë propozime të shumta, Blerand Stavileci është i sigurt që do ta marrë këtë post”, ka thënë ky burim për “Tribuna Shqiptare” transmeton Telegrafi.