Vdes 30-vjecari, u plagos me thike
Tirane- Nje 30-vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve te renda te marra nga nje sherr i dy diteve me pare. Fatjon Cela, me banim ne kryeqytet ka gjetur vdekjen ne oret e para te mengjesit te djeshem, nderkohe qe dy shoket e tij, vellezerit Klodian dhe Taulant Allamuca, 28 dhe 24 vjec, jane duke u mjekuar ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja per te cilen humbi jeten i riu ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen "Ali Demi". Nje zenke e ndodhur tre dite me pare ne nje lokal, ka qene shkak i sherrit mes tre te rinjve si dhe autorit te dyshuar te kesaj ngjarjeje, Erjon Kujtim Duda, 27-vjec, me banim ne Tirane. Mesohet se gjithcka ka nisur si rezultat i shpejtesise me te cilin ishin duke udhetua te rinjte me motore, te cilet nuk kishin lejuar qe i dyshuari si autor te kalonte perpara tyre. Dy dite me pare, te rinjte jane takuar serish me njeri-tjetrin rreth ores 19:00. Sapo jane pare te dyja palet kane bere debate mes tyre, nderkohe qe me pas kane vendosur qe te sqaroheshin. Mes kater te rinjve nuk eshte arritur ne asnje shpjegim mes tyre, pervec debateve dhe ofendimeve, duke shkuar me pas edhe ne perdorimin e armeve te ftohta. Fillimisht Duda dyshohet se ka qelluar me thike ne pjesen e gjoksit, viktimen Cela, nderkohe qe me pas ka qelluar edhe dy vellezerit Allamuca, qe ndodheshin me te gjate momentit te sherrit. Pas kesaj ngjarje 27-vjecari, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Tre te rinjte u derguan ne Spitalin Ushtarak nga kalimtare te rastit. Ne te njejten kohe u njoftuan efektiva te policise se Komisariatit nr. 1 dhe inspektore te seksioni te Luftes Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, policia ka shpallur ne kerkim 27-vjecarin, ne menyre te tille qe te identifikohet vendndodhja per te kryer arrestimin e tij. Burimeve nga policia kane shpjeguar se sherri mes tre te rinjve ka pasur motive banale. Mesohet se gjithcka ka nisur si pasoje e nje debati per shpejtesine e udhetimit me motore, e cila ka acaruar situaten. Policia e Tiranes, ka ngritur ne ngarkim te 27-vjecarit, akuzen e "vrasjes".