Perleshja me thika Identifikohet autori
Policia e Korces ka bere te mundur identifikimin e autorit te ngjarjes mesditen e diel, ku mbeten te plagosur dy te mitur pas nje grindje per ngacmim te femrave qe u gjendeshin ne shoqeri. Burime te policise se Korces, thone autor i ngjarjes se rende eshte i mituri 17 vjecar, Marsel Llogori, i cili ka mundur te largohet me shpejtesi nga vendi i krimit. Ai eshte shpallur ne kerkim dhe policia po punon per kapjen e tij. Dyshohet qe adoleshenti te jete fshehur ne fshatrat afer Korces dhe arrestimi i tij mund te jete vetem ceshtje oresh. Te njejtat burime pohojne se 17 vjecari nuk ishte nxenes shkolle dhe nuk punonte, ndersa familja e tij, ndodhej ne veshtiresi ekonomike. Per shkak te plageve te marra ne pjesen e barkut, nje prej te plagosurve ne perleshjen e djeshme, Aldo Sadiku, eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per ndihme me te specializuar mjekesore, ndersa adoleshenti tjeter, ka lene spitalin pas terapise. Te dielen ne mesdite, si pasoje e perleshjes me thika te disa adoleshenteve ne qender te qytetit te Korces, dy prej tyre kane marre plage te renda, ndersa autori i krimit, edhe ky nje bashkemoshatar i tyre, eshte shpallur ne kerkim nga policia.
D. Zisi
D. Zisi