Ruli: E vërteta e anijes me naftë në portin e Vlorës
20/07/2009 Të gjitha anijet që transportojnë naftë në vendin tonë u nënshtrohen kontrollit të cilësisë dhe standardeve. Me anën e një njoftimi zyrtar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sqaroi dje se disa informacione të fundit në media për futjen e një sasie nafte nga ana e një kompanie në vend përmes doganës së Vlorës, janë të pavërteta. Sipas burimeve zyrtare të këtij dikasteri deri më sot, asnjë anije apo vapor me ngarkesë nafte nuk ka hyrë në Shqipëri, pa iu nënshtruar më parë procedurave standarde të bazuara në ligjet e shtetit shqiptar, për kontrollin e sasisë dhe cilësisë. “Të gjithë palët e interesuara mund t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së karburanteve që hyjnë në Shqipëri dhe që merren me përputhshmërinë e veprimtarisë së këtyre kompanive me ligjet shqiptare. Në lidhje me akuzën e bërë në media, vapori ndodhet ende në det, nën kontrollin e doganës dhe Inspektorati Qendror Teknik nuk i ka kryer ende analizat e naftës”, - thekson njoftimi i METE-s.
Kontrolli
Autoritetin dhe teknologjinë për të kryer këto analiza dhe për të dhënë përgjigje, sipas burimeve e ka vetëm ky Inspektorat, pasi merr një kërkesë zyrtare nga ana e Doganës. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vetëm një javë më parë i ka dërguar një shkresë zyrtare kompanisë ku i kujton që nafta e importit, pasi të përpunohet në rafineri, do të lejohet që të tregtohet në tregun e brendshëm vetëm në qoftë se do të jetë e standardit D1. “Ne jemi kategorikë në qëndrimin tonë se, çdo kompani që shkel ligjin dhe standardet e vendosur tashmë për cilësinë e karburanteve që duhet të hyjnë në treg duhet që të penalizohet, gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Por, verifikimin e çdo lloj akuze dhe penalizimin e kujtdo që shkel ligjin në veprimtarinë e tij të biznesit duhet ta bëjnë vetëm organet kompetente”, - thekon njoftimi. Për këtë mund të verifikohet edhe dokumentacioni zyrtar i depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Aty mund të gjendet lehtësisht se kompania “Stream Oil”, e cila ka firmosur një marrëveshje me METE-n, sipas legjislacionit në fuqi, nuk është në pronësi të bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi. “Marrëveshja në fjalë as nuk është negociuar dhe as nuk është firmosur nga zonja Mimoza Vokshi. Është një Marrëveshje Hidrokarbure, e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili për firmosjen e saj ka autorizuar ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli. Sigurojmë opinionin, si dhe të gjithë kompanitë dhe bizneset shqiptarë që operojnë në këtë treg, se Ministria e Ekonomisë nuk është palë me asnjë aktor në tregun e karburanteve në Shqipëri”, - thekson njoftimi. Veprimtaria e licencimit dhe kontrollit të veprimtarisë së kompanive që operojnë në treg bëhet vetëm në zbatim të ligjit.