Bosh: Gati te ndihmojme per negociatat
Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh sugjeroi dje nderhyrjen e Presidentit Bamir Topi, ne zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Nderkohe u shpreh i gatshem qe te ndihmoje ne kete situate, ndonese zgjidhja duhet te vije nga politika shqiptare. Ne nje interviste per mediat, kreu i OSBE-se ne vendin tone Bosh, tha se ne kete situate Presidenti Topi, mund te luaje rol pozitiv dhe duke qene mbi palet, duhet te jete ne gjendje te beje rolin e nje mediatori me te pavarur. Bosch kerkoi sa me shpejt, gjetjen e nje zgjidhjeje konsensuale mes paleve, qe ne asnje rast nuk do te cenoje Kushtetuten.
Zoti Bosch, cili eshte mendimi juaj per situaten politike ne Shqiperi?
Mendoj se Projekt-Rezoluta e Keshillit te Evropes, e cila shpresojme se do te pranohet kete jave ne Strasburg, do te krijoje nje situate, ku partite mund te mblidhen se bashku. Jam i gezuar me reagimet pozitive te deritanishme ndaj sugjerimit nga te dyja palet, qe eshte gje e mire. Tani thjesht duhet te merren hapa te tjera nga te dyja palet. Nese kemi dy grupe apo pale qe kane opinione te ndryshme, duhet arritur nje lloj kompromisi, se nuk eshte nje loje futbolli qe mund te kete nje fitues, madje, ketu, per hir te interesave te vendit, nuk duhet te kete ne fakt as dy fitues, por fitues duhen te jene te gjithe 3.5 milione njerezit qe jetojne ne kete vend. Eshte ne te mire te vendit qe te kerkohet nje kompromis, ne perputhje me sugjerimin e bere nga Keshilli i Evropes.
Ne kendveshtrimin tuaj, cili eshte faktori politik qe duhet te hedhe hapin e pare, opozita apo qeveria?
Sapo mbarova fjalen time pershendetese per lirine e shtypit, te cilen duhet ta arrijme te gjithe se bashku. Edhe ne kete ceshtje, hapat duhet te merren nga te gjithe njeheresh, prandaj edhe sugjerimi i Keshillit te Evropes per t'i dhene nje rol Presidentit, ishte nje sugjerim shume i mire. Keshtu, te gjithe mund te ndermarrin ne te njejten kohe hapin e pare. Nuk ka nevoje qe njera apo tjetra pale ta ndermarre e para kete hap.
Deri tani jane konsumuar disa hapa politike dhe duket sikur nuk kapercehet dot, ose si duhet ta kuptojme kapercimin e nje ngerci qe lidhet me Kushtetuten. Pra, ju besoni se do te arrihet nje kompromis, qe do ta kaperceje Kushtetuten?
Mendoj se kjo eshte politike e nje niveli te larte dhe politika e nivelit te larte nuk eshte e hapur per te gjithe. Sigurisht, politika eshte mire te jete e hapur per te gjithe, por ndonjehere gjera te caktuara eshte mire te behen, deri ne njefare mase, me dyer te mbyllura, per arritjen e nje kompromisi.
A do te luaje OSBE-ja rolin e saj, zoti Bosch?
Ne sigurisht qe do te mbetemi gjithmone te gatshem te ndihmojme, nese na kerkohet, por vazhdoj te besoj se, duke pasur parasysh perparimin e madh qe ka bere vendi ne rrugen e integrimit evropian, ju perket juve ne radhe te pare, pra politikes shqiptare. OSBE-ja, Keshilli i Evropes apo edhe nderkombetare te tjere, jane te gatshem te ndihmojne. Sic e pate edhe ne sugjerimin e Keshillit te Evropes, dy raporteret jane gati te vijne ne Shqiperi dhe ata jane sigurisht te mirepritur, por edhe nje here, mendoj se ju perket juve.
A duhet te jete negociator Presidenti i Republikes?
Nese roli i tij do te ishte pozitiv dhe ai mund te luaje rol pozitiv, do te ishte gje e mire. Mbi te gjitha, ai eshte presidenti, presidenti duhet te jete mbi palet, keshtu qe ai duhet te jete ne gjendje te beje rolin e nje mediatori me te pavarur. Por presidenti eshte garantuesi i Kushtetutes nderkohe dhe kemi parasysh ceshtjen nese ai do te ishte dakord qe te shkelej Kushtetuta. Sigurisht qe jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do te shkelte Kushtetuten? Nuk ka arsye... Nje zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurre te shkele Kushtetuten. Kjo nuk do te mbeshtetej as nga Keshilli i Evropes, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi ketu per te mbrojtur shtetin e se drejtes. Duhet te jete nje kompromis i pranuar nga te gjithe, por, patjeter, pa shkelur kushtetuten.
Bojkoti i opozites Qendrimi i PSE
Eurodeputetet
"Duke shprehur mospajtimin tim me te madh me kerkesen e tyre, mendoj se eshte ne dinjitetin e kesaj force politike, te kerkoje ndjese publike per veprimin qe ka bere, sepse nje force qe beson tek parimet e demokracise, kurre nuk mund te kerkoje perjashtimin e vendit te vet nga tempulli i demokracise, pa asnje arsye ligjore".