E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS miratoi 6 gushtin per imunitetin, Rama e mohon Eva Gjura



Te nje pas njeshme jane ftesat e Partise Demokratike drejtuar Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama, qe te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit. Mazhoranca deklaron se kreu i PS, Edi Rama mohon faktin qe 6 gushti eshte caktuar si date per votim me konsensus. “Zoti Rama i mbetur pa asnje argument per refuzimin e heqjes se imunitetit sajon mashtrime dhe trillime te reja. Dje ai iu tha shqiptareve se nuk voton imunitetin me date 6 gusht sepse kete date, sipas tij e ka caktuar shumica dhe Partia Socialiste nuk ka qene dakord. Ky eshte nje trillim qe u hodh poshte nga vete deputetet socialiste”, tha dje zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi. Ajo u shpreh se datat eshte caktuar me konsensus mes dy paleve dhe ne zbatim te rregullores. “Data 6 gusht eshte nje detyrim qe stimulohet ne nenin 77/a/b te Rregullores se Parlamentit per ndryshimet kushtetuese te paraqitura nga Gupi Parlamentar i Partise Socialiste dhe miratuar ne Parlament ne vitin 2008. Zoti Rama dezinformon kur thote se dt 6 Gusht eshte caktuar ne kundershtim me opoziten. PD informon shqiptaret se me daten 12 korrik eshte miratuar pa asnje kundershtim nga deputetet e PS, qe amendamentet kushtetuese per heqjen e imunitetit te votohen si c'percakton Rregullorja me 6 gusht”, tha zedhenesja e PD.

Zedhenesja e PD-se Silvi Bardhi, e cila ne deklaraten e saj drejtuar opozites i ka bere thirrje Rames, te ngrihet mbi interesat personale te klubit te miliardereve ne krye te partise se tij dhe te lejoje grupin e tij parlamentar te votoje me date 6 gusht ne interesin me jetik te te gjithe qytetareve shqiptare, heqjen apo kufizimin e imunitetit dhe rrezimin e murit te nxire te korrupsionit. “Kryetari i PS-se, Edi Rama ne kundershtim me interesin jetik te cdo qytetari shqiptar per heqjen e imunitetit per zyrtaret e vendit, deklaron cdo dite se, Ai do te bllokoje kete akt historik dhe nuk do te lejoje grupin e tij te votoje me daten 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit”, shprehet zedhenesja e PD-se ne deklaraten e saj. Me tej ajo thekson faktin se me kete qendrim Rama deklaron se muri i imunitetit qe eshte dhe muri i korrupsionit, mburoja e zeze ligjore qe klubi i miliardereve te PS dhe zyrtaret e tjere perdorin per te grabitur cdo dite pasurite e qytetareve shqiptare pa iu hyre ferra ne kembe, do te mbrohet prej tij. Sipas PD-se, “me kete qendrim z. Rama iu thote qytetareve te papune se per ate dhe partine e tij nuk ka asnje rendesi shembja e murit te korrupsionit qe shkaterron cdo dite vende pune dhe pengon krijimin e vendeve te reja, por rendesi ka, pasurimin e paligjshem, me pallate pa leje ne bashkite e tij, larja e parave te trafiqeve kriminale, fshehjes se taksave dhe kontrabanda ne dogana nga klubi i miliardereve ne krye te PS-se, te cilet jane gati te dorezojne cdo gje tjeter, por jo imunitetin qe e kane cituar e blere me miliona euro”. Mazhoranca deklaron se, duke bllokuar heqjen e imunitetit dhe rrezimin e murit te korrupsionit Rama iu thote qytetareve te varfer shqiptare se edhe pse korrupsioni ju ben ju edhe me te varfer dhe ju zhyt gjithnje e me thelle ne mjerim, imuniteti i miliardereve te Kryesise se PS nuk munde t’i perkase, sepse per te rendesi kryesore ka arka e tyre dhe e PS qe duhet te fryhet cdo dite dhe me shume dhe jo kafshata e bukes e femijeve tuaj. Duke i vleresuar si mjaft te rendesishem heqjen e imunitetit ne luften kunder korrupsionit, zedhenesja e PD-se ne deklaraten e saj nenvizon faktin se, “me bllokimin e heqjes se imunitetit dhe te rrezimit te murit te korrupsionit, z.Rama ju thote troc 560 mije pensionisteve dhe mbi 100 mije familjeve ne ndihme ekonomike se per ate dhe partine e tij, rendesi kapitale ka mbrojtja me imunitet i miliardereve te Kryesise se partise se tij”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›