E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK braktis Ramën, Ndoka: Rikthehemi te PD

Ndoka braktis Ramen. Rikthehet ne aleance me Berishen

Rozeta Rapushi

Nard Ndoka, do ti rikthehet aleances me Partine Demokratike. Pas kundershtive te shumta me Partine Socialiste dhe mosperputhjeve me kreun e partise me te madhe opozitare, Edi Rama, Ndoka pohoi dje se do te nenshkruaje marreveshje bashkepunimi me PD-ne, dhe se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do te jete ne koalicionin e djathte qe drejtohet nga kryeministri Sali Berisha. Dikur me post ministror ne mandatin e pare te qeverise Berisha 2005-2009, Ndoka pranoi dje zhgenjimin gjate qendrimit ne koalicionin me partine me te madhe ne opozite, duke mos i kursyer edhe kritikat ndaj PS dhe lidershpit te saj. “Ne jemi deklaruar qarte, qe nese PS mban nje qendrim te kundert me kerkesat e aleateve te saj dhe partive te tjera opozitare, nuk do te jemi pjese e koalicionit me kete parti. Ne e kemi vendosur nje gje te tille, nuk e shohim me PS-ne si nje aleate apo partnere e ardhshme. Partia Socialiste, nuk ka nje fizionomi per ndertimin e koalicioneve, per zgjerimin e tyre, per te krijuar nje fryme opozitare ne vend, por disa kalkulime neper zyrat e PS e kane nxjerr lidershipin jashte realitetit politik duke e bere ate te larget per partite aleate por dhe per qytetaret”, - beri te qarte dje kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka, qe prej kohesh ka bere publike jo vetem kritikat ndaj politikes se Rames, por edhe ka paralajmeruar nderprerjen e aleances me te. Ne kete kuader, kreu demokristian u shpreh se nuk e kushtezon marreveshjen me demokratet me poste per shkak te kohes se kufizuar qe mbetet deri ne zgjedhjet e pergjithshme, por nuk do te refuzoje edhe nese ka te tilla. Por ajo cka u kujdes Ndoka te theksoje, ishte shkeputja tashme perfundimtare e aleances me Partine Socialiste me qendrimin se kreu socialist, Edi Rama, nuk di te ndertoje koalicion dhe as fryme opozitare. Nderkohe qe komentoi edhe marredhenien me partine ne pushtet, PD. “Me Partine Demokratike, ka pasur ngrirje te marredhenieve politike qe ne kohen kur PDK u nxor nga qeverisja ne menyre te njeanshme. Sot jane tejkaluar ato raporte midis paleve dhe nuk shohim ndonje pengese ne fund te fundit per tu takuar dhe per te nenshkruar marreveshje per nje bashkepunim ne te ardhmen me kete formacion politik per te ndertuar nje aksion politik se bashku”, - beri te qarte demokristiani. Muajt e fundit, marredheniet e kreut te PDK-se, Ndoka dhe Edi Rames, kane qene teper te acaruara. Se fundmi, Ndoka u shpreh i pakenaqur me qendrimin e selise roze, jo vetem per reformen zgjedhore, por edhe per procesin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Pas vitesh ne koalicion me PS-ne, Ndoka u shpreh se PDK-ne nuk e bashkon me asnje lloj interesi politik me seline tone. Madje Ndoka nuk mori pjese as ne tryezen e fundit te zhvilluar nga kreu socialist Edi Rama me aleatet e tij per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit. “Ne nuk u perfaqesuam pasi koalicioni opozitar nuk funksionon me si i tille”, - u shpreh ai. E nderkohe qe kreu demokristian po deklaron shkeputjen nga PS, kreu i saj force politike, Rama se fundmi la te hapura mundesite per koalicion me parti te reja ne politike, si Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut apo Frymen e Re Demokratike, e cila pritet te drejtohet nga Bamir Topi.

QENDRIMI

“Ne jemi deklaruar qarte qe nese PS mban nje qendrim te kundert me kerkesat e aleateve te vete dhe partive te tjera opozitare, nuk do te jemi pjese e koalicionit me PS. Ne kemi vendosur nje gje te tille, nuk e shohim PS si nje aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka nje fizionomi per ndertimin e koalicioneve per zgjerimin e tyre, per te krijuar nje fryme opozitare ne vend, por disa kalkulime neper zyrat e PS e kane nxjerr lidershipin jashte realitetit politik duke e bere ate te larget per partite aleate por dhe per qytetaret”

Qendrimi i kreut te PS

Rama: Me partine e Nardit

do te vazhdojme koalicionin

Nje dite para shpalljes se vendimit te kryetarit te Partise Demokristiane, Nard Ndoka, per largimin perfundimtar nga Partia Socialiste, Edi Rama i ka mohuar zerat per nje prishje te koalicionit me PDK-ne. Ne intervisten e dhene ne “Vizion Plus”, Rama u shpreh se nuk kishte ndonje informacion per largimin e Ndokes nga koalicionit, ndersa theksoi se me kreun e saj ka mundesi diskutimi. I pyetur nese PS e ka humbur aleatin Ndoka, Rama u shpreh se; “Nuk e kam kete informacion. Une e kam nje bindje qe te qenit ne opozite nuk eshte funksion i asnje llogarie pragmatike sepse nuk jemi ne nje Shqiperi normale, nuk jemi ne nje vend normal. Nuk kemi nga nje ane nje koalicion demokratik dhe nga ana tjeter nje koalicion demokratik te majte, jemi ne kushtet e nje regjimi”, eshte shprehur Rama dy dite me pare. Ai ka theksuar se me PDK-ne do te vazhdoje te diskutoje sic ka diskutuar dhe me partite e tjera te koalicionit. “Nuk mund te kete asnje arsye me te madhe se sa arsyet morale qe i kane vendosur ne opozite te gjitha forcat politike, e cila t’i coje drejt flirtit me pushtetin aktual. Une dua te shpresoj se ka hapesire per t’u kuptuar dhe per te vazhduar koalicionin dhe me partine e Nardit dhe jemi plotesisht te hapur qe diskutojme me te sic kemi filluar te diskutojme me te gjitha forcat aleate”, eshte shprehur Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›