E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Veliaj flet ndonjehere ne emer te PS

Debatet mes deputetit socialist Erion Brace dhe Sekretarit per Rinine dhe Emigracionin ne PS, Erion Veliaj zene fill ne qe vitin 2009, per shkak te zgjedhjeve ne Berat. Por nese me pare debatet jane zhvilluar jashte medias, qendrimet e fundit te PS kane bere qe mosmarreveshjet te dalin ne siperfaqe. Deputeti Erjon Brace nuk ka hezituar te siluroje Sekretarin per Rinine dhe Emigracioni ne PS, ne nje prej qendrimeve te fundit ne rrjetet sociale. Duke folur per ligjin per importin e plehrave dhe kritikave qe i ka bere shoqata e importit te Mbetjeve , Brace ka theksuar se ai flet ne emer te Partise Socialiste kur shpreh qendrimet e tij. Te njejten gje ka thene dhe per kreun e PS-se, Edi Rama. Ndersa per sekretarin e PS-se Veliaj, Brace thote se ai flet vetem ndonjehere ne emer te PS-se. “Une flas ne emer te socialisteve, qytetareve qe perfaqesoj! Interesi i tyre eshte Shqiperia pa plehra, vendi dhe importi. Ne emer te PS flet kryetari Edi Rama dhe ndonje here edhe Erjon Veliaj!”, shprehet deputeti i PS-se ne rrjetin social Facebook. Reagimi i deputetit te Partise Socialiste lidhet me Shoqaten e Ricikluesve. Dje drejtues te shoqates theksuan se qendrimet e deputetit te PS-se kunder ligjit dhe importit te mbetjeve nuk duhet te jene qendrime te Partise Socialiste. “Shpresojme qe prononcimi bere dje (pardje) nga deputetit te Partise Socialiste, z.Erion Brace, te jete opinioni i tij personal dhe jo qendrim politik i PS. Ne kerkojme qe klasa jone politike e cdo krahu qofte ajo, te inkurajoje investimet e huaja ne Shqiperi dhe te konsideroje industrine e riciklimit si prioritare dhe pasuri te cmuar kombetare”, tha dje kreu i shoqates se Ricikluesve te Shqiperise Bardhyl Balteza. Duke komentuar qendrimet e shoqates, Brace ka kritikuar dhe sekretarin e Emigracionit, duke nxjerre ne pah dhe nje here mosmarreveshjet qe ekzistojne mes dy perfaqesuesve te PS. Pas zgjedhjeve te vitit 2009, Brace e ka akuzuar ne menyre direkte Erjon Veliajn, ne ate kohe drejtues i Levizjes G99, per zgjedhjet ne Qarkun e Beratit. Sipas Braces, Veliaj dhe G99 eshte pergjegjes per humbjen e nje mandatit deputeti ne qarkun e Beratit, per shkak te mos koordinimit dhe problemeve qe solli ne strukturat e Partise Socialiste. Ky konflikt eshte bere edhe me i dukshem pas vendimit te Kryesise se PS, pjese e se ciles dhe eshte Velija, ku u vendos qe Brace te mos kishte me nen mbikeqyrje qarkun e Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›