Ruli: S’kam favorizuar kompani, Prifti i papërgjegjshëm

Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, Ruli tha se nuk kishte favorizuar ndonjë firmë, por duke qenë se kompania “Darfo” ishte në krizë, kishte bërë çmos që ajo të investonte në këtë sektor.
“Në kohën kur isha unë ministër i Ekonomisë kompania minerare "Darfo" ishte në një gjëndje të vështirë pasi kishte shumë borxhe dhe unë bëra çdo gjë që të bëheshin investime", ka thënë ministri aktual i Bujqësisë. Ministri Ruli ka deklaruar se kompanisë austriake që ka aktualisht koncensionin e Bulqizës "nuk i është bërë asnjë lehtësi, ashtu siç aludohet".
Sipas tij, ajo është gjobitur me një shumë prej 1.6 milionë dollarë, të cilët duhet ta arkëtojë Ministria e Ekonomisë. Duke folur për akuzat e Dritan Priftit ndaj tij, Ruli tha se ai është i papërgjegjshëm. “Prifti është i papërgjegjshëm për akuzat që hedh. Përse Prifti nuk foli më parë por vetëm atëherë kur u largua si ministër. Kjo është një taktikë e tij për të sulmuar”, u shpreh Ruli. /S.Lleshi/Start/
2010-12-24 15:05
[