E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Tahiri vegël në duart e Ramës, sulmet politike

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në një prononcim për mediat ka folur mbi situatën në minierën e Bulqizës dhe akuzat e ngritura ndaj tij nga opozita.

Minisri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij sulme të pastra politike të hartuara nga grupe të caktuara interesi, të cilat duan të përfitojnë nga situata, pasi sipas tij gjatë kohës kur ai ka qënë në krye të ministrisë së Eknomisë në minierën e Bulqizës ka pasur shumë investime.

Sa i përket deklaratave të deputetit socialist Sajmir Tahirit në kuvendin e Shqipërisë, i cili akuzoi ministrin e Bujqësisë Ruli se gjatë kohës kur ai gëzonte postin e ministrit të Ekonomisë ka licensuar 90 kompani që shfrytëzonin pasuritë minerale të Bulqizës dhe se pasuritë minerale shfrytëzohen nga njerëz të veshur me pushtet, duke i konsideruar akuzat e deputetit socialist shpifje, ministri Ruli shprehet se ndaj Tahirit është depozituar një padi civile në gjykatën e Tiranës.

Ministri ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë pregatitur në zyrat e liderit socialist Edi Rama, ndërkohë që e ka quajtur Tahirin si vegël në duart e Raës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›