E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Zbatim projektit të mbjelljes së ullinjve

Qeveria ka nisur të vërë në zbatim projektin e mbjelljes së ullinjve. Ministri i Bujqësisë , Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli u takua sot me ekspertët të uvikulturës, përfaqësues të USAID dhe fermerë për të diskutuar hapat që do ndiqen në përcaktimin e zonave që do të përfitojnë nga ky projekt.
Progami i katër viteve të ardhshme sipas ministrit Ruli do të ketë një program më eficient i cili pritet që të rrisë prodhueshmërinë dhe teknologjinë e prodhimit të ullirit. Ministria e Bujqësisë po bën një studim i cili pritet të përfundojë në fund të këtij muaji dhe në bazë të tij do të vendoset për strategjitë që do ndiqen në mbjelljen e ullinjve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›