E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Tafaj, trajneri i ri i Tiranës

Alban Tafaj do të jetë zyrtarisht trajneri i Tiranës, të paktën derisa presidenti i bardhebluve, Refik Halili, të vendosë për një trajner tjetër. Vendimi u morr nga drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.
Tafaj gjatë prezantimit tha: "Unë do të drejtoj ekipin deri ne momentin qe presidenti do vendosë trajnerin e ri. Halili ma besoi mua skuadrën, pasi ende nuk ka vendosur për emrin e ri. Nuk dëshiron të nxitohet. Ndihmësi im do të jetë Nevil Dede".
Drejtori sportiv i Tiranës, Alban Tafaj, do të pasojë kroatin Ilija Lonçareviç, të vetëdorëhequr pas javës së 6-të të Superligës, pas barazimit 1-1 me Kastriotin.
Edhe sezonin e kaluar, Tafaj e drejtoi Tiranën në tri javët e fundit duke pasuar Agustin Kolën. Ndihmës i Tafajt ishte italiani Mauro Bençivenga.
Tafaj, një ish-lojtar i shquar i Tiranës, ia doli të fitojë titullin kampion, duke mposhtur në "finalen" e 23 majit rivalen për titull, Vllazninë.
Aventura e 36-vjeçarit Alban Tafajt, një ish-kampion si lojtar me Partizanin (1992-1993) dhe Tiranën (6 herë kampion), do të nisë me derbin kundër Dinamos (18 tetor).
Dinamo kryeson Superligën me 8 pikë më shumë se Tirana, por dhe që drejtohet nga një ish-teknik bardheblu, Shkëlqim Muça, njeriut që ka fituar tre tituj kampion më Tiranën.
Tirana në gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e Ilija Lonçareviçit grumbulloi 6 pikë: 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE

Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2). Kristaq Mile (nga java e 3-te)

Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5-të)

Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të).

Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5). Roland Luçi (nga java e 6-të)

Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6). Alban Tafaj (nga java e 7-të)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›