E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Kryeministri i ri Papandreu krijon qeverinë

Kryeministri i ri grek, Jorgos Papandreu krijoi të martën në mbrëmje edhe qeverinë e tij, e cila karakterizohet nga ardhja e zyrtarëve të rinj socialistë përkrah ministrave të sprovuar e me përvojë. Vetë Papandreu, që do të mbajë gjithashtu edhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme, ka krijuar katër ministri të reja: atë të Mjedisin, të Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, Ministrinë e Mbrojtjës së Qytetarit, si dhe atë të Financës dhe Infrastrukturës. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Partisë Socialiste greke, (PASOK). Kryeministri Papandreu ka krijuar edhe postin e zëvendëskryeministrit të ngarkuar me koordinimin e çështjeve ekonomike, të mbrojtjes dhe marrëdhëniet e jashtme, duke ia besuar atë Theodor Pangalosit, ish-ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë socialiste të Greqisë. Shefi i qeverisë ka bashkuar në një ministri të madhe Ekonominë, Zhvillimin dhe Marinën Tregtare dhe vendosi në krye të saj Luka Kacélis, 57 vjeçe, titullare e Ekonomisë në kabinetin fantazmë të krijuar nga socialistët pas humbjes së tyre në vitin 2004.
Papandreu reformoi Ministrinë e Financave dhe ia besoi një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Jorgos Papakonstantinu, deputet europian. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare iu dha një prej figurave kryesore të PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, disa herë ministër në qeveritë e mëparshme socialiste të viteve 1990 dhe 2000, dhe që kërkoi të merrte kreun e PASOK-ut në 2007-ën kundër Papandreut. Qeveria e re greke numëron 16 ministra, pesë ndër të cilët gra, si dhe 20 Sekretarë Shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›