E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli inspekton punimet në rrugët e Gjirokastrës

Autori i Lajmit: Red.
“Në tre vjet qeverisje kemi financuar më shumë projekte rrugësh se sa në 8 vjet të qeverisë së mëparshme”. Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli, gjatë inspektimit të punimive në disa akse rrugore në ndërtim. Sipas Rulit, përftues i këtyre projekteve qeveritare është vetë qytetari. "Me rregullimin e rrugëve do të përfitojnë vendasit dhe shumë biznese. Përftimi nuk është vetëm i zonës, por i mijëra qytetarëve turistë, që vijnë nga Tirana nga Porti i Durrësit dhe nga aeroporti i Rinasit për të vizituar Sarandën". Duke parë rrugët ai u shpreh se investimet në këto akse janë prioritet dhe premtime të qeverisë shqiptare. Aktualisht një ndër akset e rëndësishme ku punohet në këtë zonë është aksi rrugor Kardhiq-Delvinë, ku ka përfunduar faza e parë e punimeve dhe javën që vjen pritet të fillojë faza e dytë. Minisitri Ruli bën të ditur se në zonën e Gjirokastrës ka projekte të rëndësishme sidomos lidhja me superstradën. "Me këtë plotësohet aksi veri-jug. Për të ka përfunduar tenderimi dhe janë përcaktuar fituesit për të dyja lotet", tha Ruli.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›