E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Higjenës: Ura Vajgurore me ujë të ndotur

Autori i Lajmit: Red.
Infeksioni i shfaqur pak ditë më parë në qytezën e Urës Vajgurore, ku si pasojë u sëmurën rreth 200 persona, ka detyruar autoritetet e shëndetësisë të marrin masat urgjente duke ndërprerë furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm. Pas analizave të bëra disa herë radhazi si në laboratorin e Drejtorisë së Higjienës në Berat ashtu dhe në laboratorin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme, ndotja e ujit të pijshëm ka rezultuar disa herë më e madhe se normat e lejuara. Përgjigja e mbërritur dy ditë më parë në Drejtorinë Higjienës të qarkut ka bërë që nga ana e autoriteteve lokale të merren masa për njoftimin e popullatës për moskonsumimin e ujit që rrjedh në çezmat e tyre deri në zgjidhjen e situatës. Uji i pijshëm që konsumohej prej banorëve të kësaj qyteze ka rezultuar me ndotje bakteriologjike dhe kimike çka tashmë zbardhi dhe enigmën e të sëmurëve të paraqitur disa ditë radhazi në Spitalin Rajonal Berat me një infeksion ku mjekët nuk arritën ta përcaktonin duke kërkuar ndihmën e laboratorëve modernë, të cilët ndodhen në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›